Lidhje

Presidenti i Ukrainës në Kongres


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko foli sot në një seancë të përbashkët të Kongresit amerikan.

Në fjalimin e tij, ai e quajti betejën e vendit të tij kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, një luftë për liri, demokraci dhe shtet ligjor dhe kërkoi mbështetje më të madhe amerikane.

Duke thënë se vendi i tij ka nevojë për “një ushtri moderne të fuqishme”, zoti Poroshenko tha se Ukraina ka nevojë për ndihmë ushtarake të gjithanshme. Ai i kërkoi Uashingtonit që t’i japë vendit të tij një status të posaçëm sigurie që do të jepte mundësi për marrëdhëniet më të ngushta të mundshme për një vend që nuk është anëtar i NATO-s.

Ai u bëri gjithashtu thirrje Shteteve të Bashkuara që të vendosin sanksione të tjera ndaj Rusisë. Ai tha se agresioni rus është një kërcënim për “sigurinë globale kudo në botë”. Ai tha se vendi i tij nuk do ta pranojë kurrë aneksimin e Krimesë nga Rusia, një veprim që ai e quajti si nga “një nga aktet më cinike të tradhëtisë në historinë moderne”.

XS
SM
MD
LG