Lidhje

Poroshenko: 9 mijë trupa ruse në Ukraine


Presidenti i Ukrainës tha se në vendin e tij ndodhen mbi 9 mijë trupa ruse. Duke folur sot në Forumin Ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës, presidenti Petro Poroshenko tha se Rusia po ashtu ka dërguar mbi 500 tanke, artileri të rëndë dhe automjete të blinduara për personelin në Ukrainën Lindore, ku forcat qeveritare janë duke luftuar me kryengritësit pro-rusë.

Ai e akuzoi Rusinë për "agresion," dhe kërkoi që ajo ta mbyllë kufirin me Ukrainën dhe tërheqjen e të gjitha “trupave të huaja’, siç u shpreh ai.

Në një intervistë që dha rrjetit televiziv Bloomberg TV, ai tha se 2 mijë trupa ruse janë futur në Ukrainë me 200 tanke dhe me automjete të blinduara.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov i hodhi poshtë akuzat e Kievit se Rusia ka çuar trupa të reja dhe armatime në Ukrainë këtë javë, për të mbështetur separatistët.

XS
SM
MD
LG