E premte, 30 janar, 2015

Lajme / Ballkani

Berisha: Do rishikojmë marrëdhëniet me Serbinë

x
Ndërhyrja e djeshme e forcave të xhandarmërisë serbe në Preshevë për heqjen e pllakës përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, ka rritur tensionin mes TIranës dhe Beogradit. Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi sot se “marrëdhëniet me Serbinë do të rishikohen”. Po sot u njoftua anullimi i një vizite zyrtare në Beograd të ministrit shqiptar të Shëndetësisë Vangjel Tavo, e parashikuar për në muajin mars.

Kryeministri Berisha tha se “dje në luginën e Preshevës, para qytetarëve dhe kamerave u shpalos dhe një herë me egërsi të vërtetë racizmi, urrejtja dhe frika ndaj shqiptarëve prej autoriteteve të Beogradit”. Ai premtoi se Shqipëria do të bëjë c’është e mundur për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe se do ta ngrejë këtë cështje edhe pranë organizmave ndërkombëtare. Nga ana tjetër kryeministri ju drejtua me një thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të mos përdoren dy standarte, një për serbët e Mitrovicës së Veriut dhe një standart për shqiptarët e Preshëves, që janë sot zona më e varfër në Europë. Serbia – shtoi ai - nuk mund të kërkojë asnjë të drejtë më shumë sec përcaktojnë të drejtat europiane, dhe ato duhen zbatuar si për serbët e Mitrovicës dhe shqiptarët e Preshevës”. Zoti Berisha ju rikthye edhe një herë idesë së  bashkimit të kombit shqiptar “si e vetmja rrugë që shqiptarët të mbrojnë të drejtat e fituara me gjak”.
 
Kryeministri shqiptar dënoi edhe incidentet në Kosovë, ku disa varre ortodokse u dëmtuan mbrëmë, ndërsa në Gjakovë u tentua të sulmohej një kishë orotodoske. “Qeveria e Kosovës të marrë të gjitha masat. Eshtë gabim fatal të imitosh falangat e terrorit të Beogradit”, deklaroi kryeministri.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
21.01.2013 18:42
Oratori pa frut. Shteti yne nuk ben politike largpamese. Keshtu kur diplomatet tane jane te kapur e militante ne sherbim te klaneve qeverisese. Deklarimet e kreut te qeverise shqiptare jane sa per sy e faqe. Po afron 23 qershori, zgjedhjet. Thjeshte sa per te pohuar se foli. Opinioni shqiptar eshte shume i zhgenjyer nga qeveria dhe politika e saj e brendshme dhe e jashtme. Racizmi ka rrenje te thella dhe deshmohet hapur ngado qe te shkosh. Anullohet vizita Tavos ne Beograd dhe kjo demtoka Beogradin!


nga: Vasel Malaj nga: SHBA
21.01.2013 17:50
Kush i beson Sali Berishes dhe Politikes se tije Mafiozo-Komuniste?!!! Harron Sali Berisha marreveshjen e fshehte qe nenshkroi me Bullatoviçin, per thyerjen e Embargos, qe Komuniteti Nderkombetare dhe OKB paten vendosur kunder Federates Jugosllave Serbi-Mali i ZI. Ne ate kohe kame qene SHef i Policise Kufitare dhe kryetare i Komisionit te Kufirit ne Malsine e Madhe per per Zonat ,1,2 dhe 3. Kam qene prezent ne pritjen dhe percjelljen e Bullatoviçit dhe pas asaj vizite shperthyen Autobotat e Firmes Meksiano-Mafioze "SHQIPONJA", qe nuk kishte askush fuqi ti ndalonte. Furnizimi i Maqines Vrasese te Millosheviçit me Karburant, si dhe trafiqet e armeve, cingare, droges e Prostetutave Ruso-Moldave, ishin dhe mbeten marreveshje te fshehta te Ilir Enver Hoxhes, Fatos Nanos e Sali Berishes me Mafien Serbe dhe ne pergjithesi me mafien Komuniste te Balkanit. Per sa i perket rishikimit te marredhenive me Serbine, Sali Berisha eshte i pa fuqishem , pasi ne Arkivat e UDBse jane te Arkivuara e gjithe veprimtaria Anti Kombetare e Komunisteve SHqiptare si dhe e Mafies Post Komuniste SHqiptare, ku Berisha dhe SHoket e tije i kane firmat ne marreveshjet e fshehta te tera veprimtarive Mafioze Anti-Kombetare dhe Anti Perendimore. Ne po shohim ketu ne Komunitetet tona SHqiptare ne SHBA, ku mbeturinat e Agjenturave te Sigurimit te Diktatures Komuniste bashkepunojne ngushte me mbeturinat e Agjenturave e UDBse per te perçare dhe dominuar komunitetin SHqiptare, fale parave te pista qe fusin per nen rrogoze deri edhe tek Lideret Fetare! Beogradi e di mire se Perplasjet e Kembeve nga Berisha eshte vetem per te mashtruar opinionin Shqiptare dhe Nderkombetare dhe nuk i druhen aspak se Sali Berisha do te marri ndo nje veprimtari konkrete kunder Serbise. Pas djegjes se kartes se Nacionalizmit ka shume mundesi qe heqja e memorialit me emrat e Herojve te UÇMBse eshte nje marreveshje e fshehte Berisha-Beograd per efekte Elektorale, ne menyre qe ne krye te SHtetit SHqiptare te mbeten agjentet e UDBse dhe ata qe vjellin, vrasin dhe Mashtrojne Popullin SHqiptare. Ky ka qene dhe mbetet qellimi kryesore i Beogradit dhe armiqve te kombit SHqiptare, te cileve ju kane Sherbyer dhe po ju sherbejne Komunistet dhe Mafia e Tyre qysh nga viti 1944 dhe deri ne ditet e sotme. Fjalet e Berishes jane po ti krahasojme me nje fjale Popullore si "ARRAT ZHINGLA" ose arrat boshe perbrenda.!!!!!!


nga: Gramozi
21.01.2013 17:08
Kryeministri i Serbise Ivica Dacic beri nje veprim te shemtuar ne heqjen e lapidarit te deshmoreve te rene ne Luginen e Presheves nga regjimi kriminal i kasapit te Ballkanit Milloshevic.Z Ivica Dacic tregoi se eshte nostalgjik i Milloshevicit dhe nacionalisteve serbe qe kane lyer duart me gjak shqipetari.Ai hodhi balte mbi shqipetaret Z Dacic komshiun respektoje sepse po te jete mire komshiu do te kesh dhe ti,serbet vuajne nga kriza ekonomike si dhe depresionet psikologjike nga vrasjet ne luftrat ne ish jugosllavi..Ndersa Berisha flet mbas pilafit kur veprimi u krye nga Serbia.Z Berisha ju kishit te gjithe mekanizmat e shtetit pse nuk bete takime diplomatike me Serbine..ju kini nje patriotizem fallso..duhet te largohen utbashet e rekrutuar shqipetare ne Shqiperi dhe Kosove...Kryeministri Ivica Dacic u be si gjel mbi pleh duke kritikuare SHBA dhe Angline..Prandaj BE duhet ti vere shkopin tek thane Serbise te largoje strukturat paralele serbe ne veri te kosoves porosia e Znj Merkel per te larguar strukturat paralele te behet nje ore e me pare..Kosova dhe Z Thaci ti ndaloje ata teroriste qe prishin varet ortodokse dhe sulmojne kishen,zotrinj kosovare jemi ne qender te Evropes dhe te paret tone kane qene te krishtere,por Perandoria Osmane na konvertoi nga krishter ne musliman me tre forma me deshire ,per ekonomi dhe me dhune,na mohoi gjuhen shqipe dhe keta bene mareveshje Turko--Serbe dhe Turko-Greke per shkembim shqipetare ,sot ke ne Turqi mbi 6 milion shqipetare dhe nuk kane nje shkolle shqipe..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
30.01.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Ukrainë, bombardime të rënda

Ndërkohë, raundi i ri i bisedimeve të paqes mes Kievit dhe separatistëve pro-rusë nuk arriti të zhvillohej
Më tepër

SHBA, ekonomia u rrit 2.4% në 2014

Tremujori i fundit i vitit përjetoi një rritje me ritme më të ngadalta
Më tepër

Reklamat në finalen e kampionatit të futbollit

E diela e finales së kampionatit të futbollit amerikan, nuk është thjesht për një ndeshje
Më tepër

Kosovë, greva të sektorit të arsimit e shëndetësisë

Grevat zhvillohen me kërkesën për zbatimin e kontratës kolektive të nënshkruar një vit më parë me qeverinë
Më tepër

Mbetet në fuqi dënimi për Popoviç dhe Beara

Trupi i Apelit i gjykatës së Hagës la në fuqi dënimin nën akuzat për gjenocid për dy ish-zyrtarët e lartë të serbëve të Bosnjes për rolin në masakrën e Srebrenicës në 1995
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Dexter Newcomb begins cleanup at his house in Scituate, Massachusetts the day after a winter storm left his neighborhood coated in frozen sea spray, snow and sand.
  • Pope Francis is greeted by Argentinian officers of the United Nations Peacekeeping Force in Cyprus, UNFICYP, as he arrives for his weekly general audience in Pope Paul II Hall, at the Vatican.
     
  • NASA Administrator Charles Bolden and his wife, Alexis, lay a wreath at the Tomb of the Unknowns as part of NASA's Day of Remembrance at Arlington National Cemetery in Virginia. The wreaths were laid in memory of those men and women who lost their lives in the quest for space exploration.
  • Japan's Prime Minister Shinzo Abe reacts during a session at the upper house of Parliament in Tokyo.
  • Free Syrian Army fighter Ahmed al-Hussein pets puppies near the frontline in Aziza village in the southern countryside of Aleppo.
  • Smoke from Israeli shelling covers the Lebanese town of Al-Majidiyah (L) on the Lebanese border with Israel as the town of Al-Ghajar is seen on the right. Lebanese Shi'ite militant group Hezbollah claimed responsibility for an attack against a military convoy in an Israeli-occupied border area.
  • German Chancellor Angela Merkel (C) poses with members of a Carnival dance troupe in Berlin. Merkel traditionally receives carnival princes and princesses annually from every German state at the Chancellery prior to the start of the carnival season.
  • Visitors stand on the viewing platform of the new 360-degree panorama 'Dresden 1945 - Tragedy and Hope of a European City' by Berlin-based artist Yadegar Asisi in the Asisi Panometer in Dresden, eastern Germany. The panorama, which is more than 30 meters high and has a 100-meter circumference, shows the city of Dresden after the bombings in February 1945.
  • A model presents a creation of Viktor & Rolf during the 2015 Haute Couture Spring-Summer collection fashion show in Paris, France.
  • A protester wears a globe mask during an anti-fracking protest at County Hall in Preston, northwest England.
  • Stephane Walker of Switzerland skates during the European Figure Skating championships in Stockholm, Sweden.
  • A flock of colored pigeons fly during a pigeon-breeding competition in the southern Spanish village of Bollullos de la Mitacion.

Interaktive