Lidhje

Fushata e zgjedhjeve presidenciale në SHBA


Zgjedhjet presidenciale amerikane janë më shumë se një vit larg dhe fushata është në fazën e ndikimit nga personaliteti i kandidatëve. Këtë vit, më shumë se kurrë, komentet e ashpra dhe të hapura po tërheqin vemendje - sidomos në anën e republikanëve.

Kandidati republikan për president, Donald Trump mbërriti me helikopterin e tij personal për fushatë në Panairin e Shtetit Iowa. Një i ri mendoi se ai ishte Batman. Trump nuk mund të jetë superhero, por ai është në krye të republikanëve dhe merr më shumë publicitet për ato që thotë:

"Kur Meksika dërgon njerëzit e saj, ajo nuk dërgon më të mirët, por sjell drogë, krime dhe përdhunues,”- tha ai.

"Kultura argëtuese i ka zënë vendin kulturës politike", - thotë historiani Allan Lichtiman. Ai shton se personalitetet po bëjnë publicitet, sepse janë 17 kandidatë republikanë që zhvillojnë fushatë për të fituar emërimin e partisë. Dhe secili përpiqet të dalë në krye.

Si ish-guvernatori Mike Huckabee kur flet mbi Holokaustin:

"Tri herë kam qenë në Auschwitz. Kur kam folur për derën e furrës, e di saktësisht se si është.”

Dhe neurokirurgu në pension Ben Carson, kur flet mbi emigracionin e paligjshëm:

"Ata janë këtu, por ne mund t’i paketojmë dhe t’i dërgojmë andej nga erdhën."

Historiani Allan Lichtman thotë:

"Paratë e Donald Trumpit bëjnë punë përkohësisht. Republikanët gjithmonë emërojnë politikanë me përvojë. Kjo mund të mos ndodhë këtë vit, sepse politikani me përvojë, Jeb Bush, po bën një fushatë të dobët."

Lichtman thotë se fushata presidenciale në fund do të përqëndrohet më shumë në dallimet në politike - por kjo mund të mos ndodhë së shpejti, pasi kandidatët republikanë nuk pajtohen në shumë çështje.

XS
SM
MD
LG