Lidhje

Homazhe në 15 vjetorin e vdekjes së Princesësh Diana


Homazhi përkujtimor u bë mbi tunelin pranë urës Alma, disa metra larg shtyllës ku Princesha dhe partneri i saj Dodi al-Fayed humbën jetën

15 vjet pas aksidentit automobilistik kur humbi jetën Princesha Diana, një grup i vogël njerëzish u mblodh sot tek një memorial spontan i krijuar në Paris mbi vendin ku ndodhin aksidenti, për të nderuar princeshën që u kthye në ikonë.

Homazhi përkujtimor u bë mbi tunelin pranë urës Alma, disa metra larg shtyllës ku Princesha dhe partneri i saj Dodi al-Fayed humbën jetën ndërsa ndiqeshin nga kameramanët dhe fotoreporterët natën e 31 gushtit, 1997. Ky vend vizitohet gjithmonë nga ata që duan të vendosin lule për të nderuar kujtimin e Dianës, që ishte njohur me emrin Princesha e popullit. Dikur në këtë vend vinin turma të mëdha vizitorësh. Sot ata janë më të pakët por arsyeja e ardhjes së tyre nuk ka ndryshuar. Ata mendojnë se ajo preku jetët e njerëzve dhe pushtoi imagjinatën e miliona vetëve që e adhuronin.
XS
SM
MD
LG