Lidhje

Protesta kundër dhunës në Gazë


Rifillimi i luftimeve mes luftëtarëve të Hamasit në Rripin e Gazës dhe forcave qeveritare izraelite ka shkaktuar viktima të reja, duke përfshirë vrasjen e një djali palestinez. Protesta të reja kundër vrasjes së civilëve u mbajtën dje në kryeqytetin amerikan dhe vende të tjera ndërkohë që Hamasi dhe Izraeli akuzojnë njëri-tjetrin për sulme ndaj zonave të banuara.

Protestuesë nga mbarë Shtetet e Bashkuara dhe pjesë të tjera të botës u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë për të protestuar kundër dhunës në Lindjen e Mesme. Protestuesë nga të dyja palët ishin të pranishëm. Protesta e djeshme pason një protestë të javës së kaluar në Uashington në cilën morën mijëra protestuesë.

"Ne jemi me lëvizjen pro-Palestinës, por nuk duam që të vriten as civilë izraelitë. Ne jemi kundër vrasjes së civilëve. Jemi kundër sulmeve ndaj spitaleve, shkollave , fëmijëve, dhe mendojmë se kjo është një tragjedi. Kemi dal këtu për ta kundërshtuar këtë", thotë Roza Tawil, organizatore e protestës pro-palestineze.

Një protestuese pro-izraelite kishte këtë mesazh:

"Unë jam këtu për të treguar mbështetjen time për Izraelin dhe shpresojë që në këtë mënyrë njerëzit të kuptojnë se Hamasi është fajtorë për konfliktin e jo civilët në Gaza", thotë izraelitja Marleen Maj.

Ndërsa disa protestues kundërshtonin sulmet e të dyja palëve mbi civilët, një protestues nga Siria fajësoi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për konfliktin:

"Ata po shkatërrojnë qytetin e Gazës, ajo pjesë e botës është duke u shkatërruar", thotë Samir Heinidi.

Qindra palestinezë në Bregun Perëndimor mbajtën protesta dje në mbështetje të vëllezërve të tyre në Gaza, duke u përleshur me forcat izraelite të sigurisë që u përpoqën t'i shpërndanin.

Në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, rreth 20 mijë aktivistë dhe mbështetës të Vëllazërisë Myslimane mbajtën një tubim pro-Hamasit.

Zëdhënës i UNICEF-it në Gjenevë, Chris Tidey tha se më shumë fëmijë janë vrarë në konfliktin më të fundit të Lindjes së Mesme sesa në dy konfliktet e mëparshme së bashku. Ai tha se gjatë katër javëve të konfliktit në Gaza janë vrarë 447 fëmijë.

Shtëpia e Bardhë të premten i bëri thirrje Izraelit dhe palestinezëve që të rifillojnë bisedimet dhe të bëjnë gjithshka që është e mundur për të mbrojtur civilët.

XS
SM
MD
LG