Lidhje

Protesta për dorëheqjen e guvernatorit Fullani


Protestuesit shprehën shqetësim për vjedhjen e 7 milionë dollarëve të Bankës së Shqipërisë dhe hetimin pas arrestimit të 10 personave.

<!-- @page { margin: 0.79in } P { margin-bottom: 0.08in } -->

Veprimtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të thjeshtë zhvilluan përsëri sot një protestë para zyrave të Bankës së Shqipërisë, duke kërkuar dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani.

Tubimi protestues, i njoftuar përmes rrjeteve sociale, zgjati 4 orë dhe, sipas organizatorëve, ka si qëllim dorëheqjen ose shkarkimin e zotit Fullani nga detyra e guvernatorit, pasi në institucionin që ai drejton u vodhën mbi 7 milionë dollarë në 5 vjet dhe janë arrestuar 10 persona.

Këshillimi Mbikëqyrës nuk propozoi mbrëmë shkarkimin e tij, por tha se ngjarja e rëndë erdhi nga shkeljet e disa punonjësve, tashmë të arrestuar. Qeveria deklaroi se ky është një akt i rëndë kriminal dhe një sfidë për drejtësinë.

Kjo është hera e tretë që shoqëria civile proteston pranë zyrave të Bankës së Shqipërisë, duke kërkuar largimin nga detyra të Guvernatorit Fullani. Mikrofoni ishte i hapur për të gjithë qytetarët pjesëmarrës në protestë.

Folësit shprehën shqetësimin e tyre për vjedhjen e Bankës, duke kërkuar miradministrimin e sistemit bankar dhe ekonomisë së vendit. Veprimtarët njoftuan se protesta të tjera do t'i zhvillojnë pranë parlamentit dhe qeverisë për të kërkuar shkarkimin e zotit Fullani.

XS
SM
MD
LG