Lidhje

Lavrov: Rusia nuk ka kërkuar largimin e Assadit


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Rusia nuk i ka kërkuar presidentit sirian Bashar al-Assad të largohet nga pushteti dhe nuk i ka ofruar atij strehim politik.

Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi, ndërsa Kombet e Bashkuara përgatiten për një raund të ri bisedimesh për paqen në Siri, që pritet të fillojnë të premten në Gjenevë.

Synimi është që t’i jepet fund luftës në këtë vend dhe për të sjellë një tranzicion politik që do të përfshinte kushtetutë dhe zgjedhje të reja.

Presidenti rus Vladimir Putin pati lënë të kuptohej në një intervistë në fillim të muajit se nuk do të ishte problem që Assadi të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.

Zoti Lavrov tha sot se fushata ajrore katër mujore e Rusisë në mbështetje të Assad-it ka ndihmuar në “ndryshimin e rrjedhës” në Siri, ku qeveria lufton me forcat rebele prej 5 vjetësh dhe së fundi edhe me grupin Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG