Lidhje

Spekullime për shëndetin e Putinit


Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin thotë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, duke hedhur poshtë spekullimet në mediat sociale se kreu i shtetit rus ka probleme shëndetësore.

Ndërkohë televizioni shtetëror rus tregoi sot pamje të Presidentit Putin duke u takuar në rezidencën e tij me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Rusisë. Presidenti rus nuk ishte shfaqur në publik prej më tepër se një jave. Mungesa bëri që të lindin spekullime të shumta në mediat në gjuhën ruse në internet se ai mund të kishte qënë sëmurë ose mund të ishte izoluar nga kundërshtarët e tij në një luftë për pushtet.

XS
SM
MD
LG