Lidhje

Vladimir Putin shfaqet në publik


Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq sot në publik pas disa ditë spekulimesh se ishte i sëmurë, kishte vdekur ose ishte rrëzuar nga pushteti me grusht shteti.

Zoti Putin u shfaq sot para gazetarëve me presidentin kirgiz Almaz bek Atambayev në pallatin Kostandin në Shën Petersburg para se të dy udhëheqësit të zhvillonin bisedime. Do të ishte mërzi pa thashetheme, tha zoti Putin. Zoti Putin nuk ishte parë në publik që nga 5 marsi kur u takua me kryeministrin italian Matteo Renzi në Moskë.

XS
SM
MD
LG