E hënë, 26 janar, 2015

Lajme / Ballkani

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut

Jezerca Tigani - Amnesty InternationalJezerca Tigani - Amnesty International
x
Jezerca Tigani - Amnesty International
Jezerca Tigani - Amnesty International
Keida Kostreci
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012.  Mes të tjerash, Amnesty shpreh shqetësimin për dhunën në familje dhe diskriminimin e disa grupeve në Shqipëri, si edhe për faktin që në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë marrë parasysh të drejtat e njeriut.
 
Mes problemeve kryesore që përmenden në pjesën për Shqipërinë janë tortura dhe keqtrajtimi në burgje, dhuna në familje, diskriminimi i pakicës rome dhe komunitetit homoseksual.  Zëvendës drejtorja e Programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në këtë organizatë, Jezerca Tigani thotë nga Londra se organizata e saj vazhdon të ketë të njëjtat shqetësime për  të drejtat e njeriut në Shqipëri.

“Vazhdojnë të raportohen shumë incidente të dhunës në familje. Gjatë vitit të kaluar janë raportuar 2526 incidente të dhunës në familje, 345 më tepër sesa vitin e mëparshëm. Kjo do të thotë se dhuna në familje vazhdon të jetë një problematikë në Shqipëri”.
        
Një shqetësim tjetër i madh në raport është vazhdimi i diskriminimit të komunitetit rom.

“Ka pasur disa raste vitin e kaluar kur komuniteti rom është larguar me forcë nga tendat e tyre dhe u është dashur të gjejnë mënyra të tjera, apo të sajojnë strehime të tjera ku janë zhvendosur familjet e tyre dhe disa nga këto zhvendosje kanë ndodhur gjatë temperaturave të ulëta të dimrit dhe qeveria ka marrë shumë pak masa për të akomoduar në një farë mënyre këtë komunitet”.

Zonja Tigani përmend gjithashtu diskriminimin ndaj komunitetit gay në Shqipëri, një problematikë që thotë ajo nuk është shumë e njohur në Shqipëri, por që duhet trajtuar më shumë. Ajo thotë se

“Parada e parë për të drejtat e këtij grupi në Tiranë vitin e kaluar ishte një hap i rëndësishëm. Shpresojmë që këtë vit përsëri parada e Tiranës të zhvillohet”.
        
Në raportin e Amnesty International ngrihet shqetësimi për mungesën e kujdesit për të rinjtë jetimë që duan të strehohen dhe nuk kanë mundësi. Një çështje tjetër janë torturat dhe keqtrajtimet në burgje dhe stacione policie.

“Është një fatkeqësi që akoma raste të tilla torture dhe keqtrajtimi, akoma ndodhin në Shqipëri”.

Në raport, përmendet edhe rasti i ish komandantit të Gardës Ndrea Prendi dhe ish-oficerit të gardës Agim Llupo, të akuzuar për vrasjen e katër protestuesve në janar 2011. Për organizatën e të drejtave të njeriut kjo çështje nuk është e mbyllur megjithëse gjyqi përfundoi vitin e kaluar.

“Ne si organizatë akoma vazhdojmë të mendojmë se ky nuk duhet të jetë fundi i një incidenti të tillë. U vranë katër persona dhe nuk besojmë se gjyqi i majit jep drejtësinë e duhur”.

Një problem gjithëpërshirës në Shqipëri, sipas zonjës Tigani është se shoqëria e sheh veten ende si homogjene dhe për këtë arsye i sheh si të veçuara komunitetet rome dhe gay.

“Aty është roli i qeverisë shqiptare, për t’i pranuar dhe angazhuar këto komunitete që të flasin më hapur dhe që të kenë të drejtën e tyre të fjalës dje të shprehjes dhe të ndihen që janë pjesë e kësaj shoqërie shqiptare”.

        
Kosova: Shqetësim për mungesën e të drejtave të njeriut në marrëveshje
        
Duke folur për Kosovën, zonja Tigani shpreh shqetësimin se marrëveshja me Serbinë nuk përmend të drejtat e njeriut.

“Nuk ka asnjë pikë në këtë marrëveshje që të përfshijë të drejtat e njeriut, apo të përfshijë disa pika kryesore të cilat gjithmonë kanë qenë dhe duhet të jenë në vëmendjen e Serbisë dhe Kosovës”.

Duke iu referuar edhe takimit të fundit mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes, Amnesty bën thirrje:

“Amnesty International u kërkon përsëri këtyre autoriteteve dhe komunitetit evropian t’i thërrasë këto autoritete përsëri në tryezë dhe të bisedojmë këtë plan veprimi, por të marrin parasysh pikat kyçe për respektimin e të drejtave të njeriut. Nuk mund të kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe të flasim vetëm për një kufi”.

Zonja Tigani thotë se për shembull as Serbia, dhe as Kosova nuk kanë marrë përgjegjësinë për shumë krime të luftës, në bazë të së drejtps ndërkombëtare që ajo thotë duhet të njihen dhe t’i kalojnë organit të caktuar të drejtësisë.

“Zhdukjet dhe grabitjet me forcë që janë kryer në Serbi dhe Kosovë, duhet të jenë një pikë, një pjesë e kësaj marrëveshjeje”.

Zonja Tigani thotë se këtë Amnesty International ia ka kërkuar edhe komunitetit evropian.

Nga shqetësimet e tjera për të drejtat e njeriut në Kosovë, zonja Tigani përmend ato për të drejtën e shprehjes dhe rastet e dhunëse ndaj gazetarëve. Ajo gjithashtu përmendi si shumë shqetësues rastin e sulmit fizik ndaj aktivistes së njohur Nazlie Bala, e cila është angazhuar me rastet e dhunës kundër grave gjatë luftës.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
26.05.2013 19:39
Shqiperia eshte shume larg respektimit te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut. Institucionet e shtetit i shkelin me te dyja kembet kartat nderkombetare. Racizmi eshte i pranishem jo vetem ndaj komuniteteve me ngjyre, por edhe brenda rraces se "bardhe". Pyetja e pare qe te bejne ne Durres, teksa prezantohesh eshte "Nga je?" dhe kete pyetje ta ben punonjesi administrates, drejtuesi ndermarrjes e institucionit, kreu komunes e bashkise, mjeku, polici, gjykatesi, prokurori. Ne Durres ka racizem te theksuar. Edhe shkollat i kane te ndara per te ardhurit, edhe dhomat e spitalit po ashtu i kane te ndara. "Elita", qytetaret shtrohen ne dhoma te veçanta, te ardhurit ne dhoma te tjera. Ky lloj racizmi manifestohet dhe ushqehet shume sidomos nga drejtuesit, deputetet, te zgjedhurit.


nga: Petrit
23.05.2013 01:48
Per sa kohe qe krimeve makabre te diktatures komuniste dhe persekutoreve ne to si dje dhe sot vazhdohet t'i behet karshillek nga Amnisti internacional,apo organizma te tjera nderkombetare,per aq kohe mostrat e diktatures komuniste dhe pjellat e saj sot do te vazhdojne te riciklojne boten e krim-korrupsionit poltik ne te tre pushtetet, dhe te Drejtat dhe Lirite e njerut do te shtypen me fuqine brutale te pushteteve qe deri me sot nuk i ka hyre gjemb ne kembe,pra pa u pergjigjur para drejtesise per krimet makabre ne vite.Mjaf me,shqiptaret nuk kane nevoje per lloqe Kavaje,por per veprime konkrete ne mbrojtje te Drejtave dhe Lirive te Njeriut qe ne vite dhunaohen brutalisht nga e tre pushtetet e politkane te Tiranes zyrtare.
DREJTESI E VONUAR,DREJTESI E MOHUAR DHE E DHUNUAR,NJE BASHKEFAJESI DHE NJE KRIM QE VAZHDON.
Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe femije jetim qe presin drejtesi.Politikat zyrtare shqiptare vazhdojne te mashtrojne,grabisin,terrorrizojne dhe vrasin dhe ju zoterinje te Amnesty Internacional mbetet ne lojra fjalesh duke zhgaravitur ne letra.
Vetem lufta per para te piset e pushtet pa kufi e viteve 1997,1998,i kushtije Shqiperise mbi 3500 te vrare dhe mijra te gjymtyer,apo harruar te djeshme e diktatures komuniste qe persekutoje nje popull duke lene pas mbi 10000 viktima dhe dhjetra mijra familje ne interrnime dhe burgje familjare.Familje te cilat dhe sot e kesaj dite vazhdojne te vuanje pasaojat e asaj menxyre,po nga xhaketa e kthyera te diktatures komuniste dhe pjellat e saj qe sundojne brutalisht si poziten dhe opoziten ne pergjithesi ne Shqiperi.
VEPRO TANI,NJE THIRRJE SA NJEREZORE,AQ DHE MORALE E LIGJORE NJE MBROJTJE TE DREJTAVE DHE LIRIVE TE NJERIUT TE NEPERKEMBUR ME FUQIN E PUSHTETIT NE VITE NE SHQIPERI.
Ne Shqiperi nuk ka puralizem poltik te vertete,por pluralizem te shtire brenda persekutoreve dhe mostrave te diktatures komuniste dhe pjellave te saj sot.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
25.01.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Mjet fluturues në Shtëpinë e Bardhë

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për Presidentin Barack Obama tha se Shërbimi Sekret zbuloi një pajisje që besohet të jetë një mjet fluturues i vogël pa pilot në territorin e Shtëpisë së Bardhë
Më tepër

Greqia, në krye një koalicion i radikalëve të majtë dhe të djathtë

Kreu i partisë Syriza, Alexis Tsipras, tashmë ka siguruar mbështetjen e partisë së krahut të djathtë, Grekët e Pavarur, që me sa duket do ta lejojë atë të formojë me shpejtësi një koalicion qeverisës.
Më tepër

Gjirokastër, miratohet buxheti i vitit 2015

Këshilltarët demokratë të opozitës kërkuan vëmendje më të madhe ndaj çështjeve të arsimit dhe infrastrukturës dhe votuan kundër.
Më tepër

Sondazhet: Syriza fiton zgjedhjet në Greqi

Është hera e parë në histori që një parti e majtë radikale arrin një fitore të tillë në Greqi.
Më tepër

Debat mbi protestat në Prishtinë

Qeveria e Kosovës dhe partitë opozitare janë përfshirë në debate në rrjetet sociale, një ditë pas protestës së mijëra vetave në Prishtinë e cila u përmbyllë me incidente të dhunshme.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Group 16 fighter, part of the Free Syrian Army, fires his weapon during what activists said were violent clashes with forces loyal to Syria's President Bashar al-Assad in Ashrafieh, Aleppo.
  • President Barack Obama and Indian Prime Minister Narendra Modi have coffee and tea in the gardens of the Hyderabad House in New Delhi, India.
  • An anti-government protester chants slogans during a protest in front of the journalists' syndicate in Cairo. Three people were killed during pro-democracy protests in Egypt and a bomb wounded two policemen on the anniversary of the 2011 uprising that toppled autocrat Hosni Mubarak, security sources said.
  • Grigor Dimitrov of Bulgaria breaks his racket as he plays Andy Murray of Britain during their fourth round match at the Australian Open tennis championship in Melbourne.
  • Israelis gather for the annual pilgrimage of Baba Sali, Rabbi Yisrael Abuhatzeira, next to his grave on the 31st anniversary of his death, in the southern Israeli town of Netivot.
  • A woman covers her mouth with strips that read "no penal code" as she takes part in a demonstration called by the "Dignity Marches" against the new public security law, dubbed "ley mordaza" (gag law), in Madrid, Spain.
  • Lindsey Vonn of the USA crashes as she competes during the FIS Alpine Ski World Cup women's downhill race in St. Moritz, Switzerland.
  • A model presents a creation for Rynshu's fall-winter 2015/2016 men's collection in Paris, France.
  • Yorkshire terriers are seen during a dog exhibition in Kyrgyzstan's capital Bishkek.
  • A devotee crosses the Triveni River in the early morning as she arrives to offer prayer during the Swasthani Bratakatha festival in Panauti near Kathmandu, Nepal, Jan. 24, 2015.

Interaktive