E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / Bota

Rasmussen komenton mbi shkurtimet e mbrojtjes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u bëri thirrje vendeve anëtare të mos shkurtojnë buxhetet e mbrojtjes në këto kohë të vështira financiare

x
Madhësia e gërmave - +

Zyrtari më i lartë i NATO-s ka ngritur shqetësimet rreth mënyrës se si disa pjestarë të saj po i përgjigjen vështirësive ekonomike, duke thënë se mund të bëhet një kompromis duke cënuar sigurinë e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen u bëri sot thirrje vendeve anëtare të mos shkurtojnë buxhetet e mbrojtjes në këto kohë të vështira financiare.

“Thirrja ime e parë për qeveritë është mos lejojnë shkurtimet.  Së dyti, të përdorin më me efektshmëri burimet që kanë dhe së treti, pas rimëkëmbjes ekonomikë të fillojnë të shtojnë buxhetet e mbrojtjes”, tha ai.

Zoti Rasmussen i bërë komentet sot në Bruksel para tkaimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.  Buxheti ushtarak i Shteteve të Bashkuara përballet me mundësinë e një shkuritmi prej 46 miliardë dollarësh në se presidenti Obama dhe Kongresi nuk arrijnë një marrëveshje deri në 1 mars.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Panetta që largohet nga kjo detyrë, ka thënë se në se shkurtimet ndodhin, gadishmëria e ushtrisë do të prekej ndjeshëm. 

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Fushata elektorale e Shkodrës

Listat e kandidatëve për deputetë kryesohet nga Kryetarja e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli dhe profesoresha e njohur, Mimoza Hafizi.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive