E hënë, 01 shtator, 2014

Lajme / SHBA

Ravens fiton kampionatin e futbollit amerikan

x
Ekipi Ravens i Baltimorës është kampion i Ligës Kombëtare të Futbollit amerikan, duke fituar mbrëmë me rezultatin 34-31 kundër ekipit 49ers të San Franciskos në një lojë që u shoqërua me shumë të papritura, mes tyre edhe ikjen e dritave në stadium per rreth gjysmë ore.
 
Finalja e futbollit amerikan ishte plot ngjashmëri nga të dy ekipet,  por ishte edhe një ndeshje mes dy familjeve. Për herë të parë në ndeshjet finale të 4 ligave të mëdha profesionale në Shtetet e Bashkuara, atë të futbollit, bejsbollit, basketbollit dhe hokeit në akull, dy vëllezër ishin përballë njeri tjetrit në një ndeshje kampionati. John Harbaugh i ekipit të Baltimorës dhe vëllai i tij i vogël Jim Harbaugh i San Francisco janë trajnerët e dy ekipeve finaliste dhe konsiderohen si më të mirët në këtë sport.

Në përfundim të pjesës së parë ekipi i Baltimorës kryesonte thellë me rezultatin 21 me 6. Sportdashësit, veçanërisht tifozët e Ravens, si në stadium edhe ata që e ndiqnin ndeshjen në televizor, ndjeheshin mirë rreth shanseve për fitore, ndërsa këngëtarja e famshme Beyonce elektrizoi të pranishmit në pushimin e ndeshjes.

Pjesa e dytë u hap me një rekord, kur lojtari Jacoby Jones shënoi duke përshkruar gjithë fushën, rreth 100 metra, për 11 sekonda, pasi priti topin e gjuajtur nga ekipi kundërshtar dhe duke shtuar edhe më shumë besimin e fitores. Por ky entuzizëm i madh u pasua me njëherë me një të papritur jo të zakontë. U fikën dritat dhe u deshën gati 35 minuta që stadium të ndriçohej përsëri plotësisht dhe që të vazhdonte ndeshja.  

Sipas komentatorëve sportivë, kjo e ndihmoi ekipin e San Franciskos, pasi ekipi Ravens e humbi deri diku hovin që kishte treguar në pjesën e parë të ndeshjes. Dhe deri në 2 minutat e fund të lojës rezultati nuk ishte aspak i sigurtë. Pas rikthimti të rrymës, ekipi 49ers shënoi 17 pikë dhe e ngushtoi rezultatin në 28-23, madje në 15 minutëshin e fundit të ndeshjes, 49ers iu afruan ekipit të Baltimorës me rezultatin  31-29.

Gjatë gjithë ndeshjes Ravens e ruajtën avantazhin. Një gjuajtje topi prej 3 pikësh dhe mbrojtja e fortë e ekipit Ravens në 2 minutat e fundit të lojës bënë që ekipi i Baltimorës të bllokonte fitoren e San Franciskon, që do të kishte qënë përmbysja më e madhe e rezultatit në historinë e ndeshjeve finale të futbollit amerikan. Joe Flacco, organizatori, ose pasuesi i ekipit Ravens, i u shpall si lojtari më i mirë i finales. 

“Është e pabesueshme. Një grup i mrekullueshëm lojtarësh dhe një mënyrë e mrekullueshme për të fituar. Jam më se i bindur se shumë sportdashës dhe tifozë ishin nervozë nëse do të ruanim fitoren deri në fund. Ekipi i Sann Franciskos luajti një ndeshje të fortë, por ne na u desh të mobilizoheshim deri në fund që të siguronim fitoren. Është një ndjenjë shumë e mirë”.

Dje ishte edhe ndeshja e fundit për lojtarin legjendar të ekipëuit Ravens Ray Lewis, i cili ishte pjesë e këtij ekipi edhe në vitin 2001, kur ata fituan për herë të parë kampionatin.
Humbja e ekipit të San Franciskos mbrëmë ishte e para në 6 ndeshje që ka dalë në finale,  ndërkohë që Ravens të Baltimorës i kanë fituar të dy herët që kanë dalë në finale.

Rreth 100 milion njerëz në gjithë botën ndoqën mbërmë ndeshjen finale të Ligës Kombëtare të Futbollit amerikan.
 
 
 

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
31.08.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Pakistan: Opozita nuk pranon të ndalë protestat

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të reja
Më tepër

Qeveria e Assadit bën betimin

Zoti Assad bëri betimin për një mandat të ri më 16 korrik, pas zgjedhjeve që u quajtën një farsë nga komuniteti ndërkombëtar dhe opozita
Më tepër

Dyshime për një rast me Ebola në Suedi

Njoftimet e medias thonë se një burrë që kishte udhëtuar kohët e fundit në një “zonë me rrezikshmëri” për virusin, po vuan nga ethet dhe po trajtohet në izolim
Më tepër

Kryengritësit pro-rusë hapin zjarr ndaj anijes ukrainase

Presidenti rus Vladimir Putin po bën thirrje për bisedime të menjëhershme dhe të gjithanshme për statusin e Ukrainës juglindore
Më tepër

Prishtinë, përfundon seminari kulturor

Në Prishtinë përfundoi Seminari i 33-të ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ku morën pjesë studiues të shumtë të Albanologjisë.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
08.08.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • An Iraqi militia fighter from Shi'ite cleric Moqtada al-Sadr's Saraya al-Salam's Peace Brigade, fires a mortar during heavy clashes with Islamic State fighters in Tuz Khurmatu in Salaheddin province about 88 kilometres (55 miles) south of Kirkuk.
  • A royal supporter places flowers on the gates of Kensington Palace in London as a tribute to Britain's Princess Diana, marking the 17th anniversary of her death.
  • A Somali government soldier holds his fighting position against suspected militants during an attack at the Jilacow underground cell inside a national security compound in Mogadishu. Islamist rebels blew up a car bomb and gunmen attacked the national intelligence site in the capital where suspected militants are held. The assault left 11 people dead, government officials and the rebel group said.
  • A girl calls for assistance after she is trapped by the water on a flooded Ryparken train station during a heavy rainstorm in Copenhagen, Denmark.
  • Malaysian students perform during the 57th National Day celebrations at Independence Square in Kuala Lumpu.
  • Protesters wave their mobile phones and other electronic devices as they take part in a pro-democracy rally next to the Hong Kong government complex. China announced rules giving it control over who can stand in Hong Kong's next leadership election, triggering tears and fury in the city where democracy activists vowed to stage a mass sit-in.
  • Firefighters carry a body found in the rubble of a four-story residential building which collapsed following a blast in Rosny-sous-Bois in the eastern suburbs of Paris, France.
  • A competitor runs through a foam tunnel during the Brutal Run extreme obstacle course race in Budapest, Hungary, Aug. 30, 2014.
  • Legendary acrobatic pilot Zoltan Veres of Hungary on his MXS aircraft demonstrates his skills with his F-16 at the Slovak International Air Fest SIAF 2014 at the Slovak Airforce Base of Sliac, Aug. 30, 2014.
  • Thousands of rubber ducks float in the Danube river in front of the Parliament in Budapest, Hungary.
  • Tungurahua volcano erupts near Banos, Ecuador.
  • Sweden's HMS Helsingborg, Denmark's HDMS Niels Juel and Finland's Rauma head to Turku during the Northern Coasts 2014 international naval exercise in Finland. Thirteen nations, including 56 vessels and 2,800 personnel participate in the naval exercise.
  • Fireworks light the sky above Saint Basil's Cathedral during the "Spasskaya Tower" international military and music festival on Red Square in Moscow, Russia, Aug. 30, 2014.

Interaktive