Lidhje

Filmat më të këqinj të vitit


Dhe megjithëse është e vështirë ta imagjinosh, ekziston një çmim që askush në Hollivud nuk do të donte ta fitonte. Bëhet fjalë për çmimet Razzie për interpretimet dhe filmat më të këqinj të vitit.

Këtë “nder” në thonjëza e meritoi Kirk Cameron për filmin “Kirk Cameron’s saving Christmas”, që fitoi edhe si filmi më i keq, kombinimi më i keq në ekran mes Cameron dhe egos së tij dhe skenari më i keq.

Cameron Diaz u përzgjodh si aktorja më e keqe jo për një, por dy filma: “The other woman” dhe “Sex tape”.

Filmi “Annie”, ku Diaz gjithashtu kishte një rol së bashku me Jamie Fox dhe Quvenzhane (Kuavenzhenei) Wallis, fitoi si riprodhimi më i keq i një filmi të mëparshëm.

Michael Bay, një i preferuar i Razzie fitoi përsëri si regjisori më i keq për “Transformers: Age of Extinction”.

XS
SM
MD
LG