E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Ballkani

KSHH: Vendimi i gjykatës nuk të bind për drejtësi dhe paanshmëri

Një grup qytetarësh dhe Lëvizja “Mjaft” zhvilluan një protestë para gjykatës së Tiranës

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Organizatat joqeveritare dhe qarqet politike po vazhdojnë reagimet lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila shpalli të pafajshëm të pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të akuzuar për vrasjet në demonstratën e 21 Janarit 2011. Një grup qytetarësh të thirrur nga Lëvizja “Mjaft” zhvilluan një protestë para gjykatës së kryeqytetit, duke shprehur zemërimin e tyre ndaj vendimit që liroi si të pafajshëm dy drejtuesit e Gardës së Republikës, edhe pse gjatë atij tubimi u vranë 4 qytetarë. Përfaqësuesi i lëvizjes “Mjaft”, Aldo Merkoçi, thotë se “kjo është një protestë qytetare, jopolitike ndaj vendimit të gjykatës, që i shpalli të pafajshëm vrasësit e protestuesve të pafajshëm”.

Ndërsa Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi një deklaratë ku shpreh shqetësim ndaj vendimit të gjykatës sepse, siç theksohet aty, ai nuk të bind për drejtësi dhe paanshmëri.

"Përkundrazi, thotë KSHH, vendimi rrit edhe më tej mosbesimin e qytetarëve ndaj organeve të drejtësisë”. Sipas tij, “vendimi është i kritikueshëm dhe nxit më tepër dyshime në drejtësinë e tij edhe për faktin se kjo çështje kaq të rëndësishme, që ka tronditur opinionin qytetar, vendimi u shpall i paarsyetuar, gjë që bie ndesh me pikën 1 të nenit 142 të Kushtetutës, ku sanksionohet se vendimet gjyqësore duhet të jenë të arsyetuara”.

Kjo organizatë e të drejtave njerëzore theksoi në deklaratë edhe presionet që iu bënë prokurorisë me mosarrestimin e shpejtë të gardistëve, pengesat në mbledhjen e provave në vendngjarje, ngritja e një komisioni hetimor parlamentar, si edhe ekspertimin shkencor të FBI-së.

Por kryeministri Sali Berisha deklaroi në një takim politik gjatë fundjavës se 21 janari ishte një grusht shteti, se opozita u përpoq të merrte pushtetin me dhunë, dhe se tani po priste argumentat e gjykatave. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi se gjyqi për 21 janarin nuk ka filluar akoma dhe se drejtësia do ta thotë fjalën e saj me hetime të tjera në një kohë tjetër.

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të akuzuar për vrasjen me armë zjarri të tre prej katër protestuesve gjatë protestave të opozitës në 21 Janar të vitit 2011. Prokuroria kërkoi 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ibrahim nga: gjermani
10.02.2013 12:26
KSHH KOMITETI SHQIPTARE HOGJISTE.eshte habi se te gjith keta perfundojne ne PARTIN SOCIALISTE.shembull vasilika hysi,erion braqe,auron tare gazetare,peza gazetare,gruaja e kreshnik spahiut ne transparenci international.keto ne vend se te shendrrohen ne mbrojtes te drejtave te njeriut u ben zedhense te rama kristaqit.


nga: ibrahim nga: gjermani
10.02.2013 10:28
komiteti shqiptare i helsinkit duhej me pare te shkonte te organizatori rama ruqi i 21 janarit.dhe ti pyes se pse e dinin qe do te kete te vrare dhe gjak rrugeve deklerate e rames ne top chanel.pagoi rama edhe demonstruesit por edhe ata qe qelluan ndryshe nga ta dinin.po vazhduan keshtu komiteti i helsinkit po shenderrohet ne komiteti shqiptare i hogjes.qfare kerkon Andrea stefani aty nxitsi kryesore,pas rames,ruqit,ngjeles e gjinushit.


nga: shqiptar
10.02.2013 10:00
Ne nje nga mediat pro socialiste, lexova tekstin e ekspertizes se FBI.
Aty thuhet pak a shume se eshte vertetuar qe nga arma e komandantit te gardes, z.Prendi, jane gjuajtur "ne drejtim te turmes" 11 predha. Dhjete nga keto kane goditur pemet dekorative e muret perballe, dhe vetem nje ka goditur nje prej viktimave. Ky formulim i dhene nga kjo media, me duket jo bindes. Edhe thuhet se 10 predha kane goditur pemet e muret, edhe thuhet se i jane drejtuar turmes, duke arsyetuar se njera prej ketyre predhave ka goditur nje demostrues.
Mbase jam i gabuar, por a nuk ka propabilitet qe nga 11 plumba te drejtuar larte ne drejtim te pemeve e mureve, njeri te kete bere rikoshet e te kete goditur viktimen ?

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive