Lidhje

Gjendje e vështirë për refugjatët në Greqi


Sot në orët e mëngjesit në veri të Greqisë, refugjatët, shumica sirianë dhe irakianë, ndezën zjarre përsëri në fushat me baltë në pritje të një dite tjetër të vështirë dhe të pasigurt nëse Maqedonia do të vazhdonte ta mbante të mbyllur kufirin, duke bllokuar kalimin e tyre për në Evropë.

Për ditë me radhë fëmijët nuk janë larë, pasi ka vetëm disa ambjente ku mund ta bëjnë një gjë të tillë në një zonë ku numri i azilkërkuesve sipas zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara është 12 mijë.

Punonjësit e Mjekëve Pa Kufi, që është organizata kryesore që po ofron shërbime në Idomeni, e pranon se ambjentet janë të papërshtatshme dhe po u kërkojnë organizatave të tjera që të japin më shumë ndihmë në kushtet e mbështetjes së pamjaftueshme nga autoritetet greke dhe evropiane.

XS
SM
MD
LG