E mërkurë, 01 prill, 2015

Lajme / Ballkani

Kosovë: KQZ shpall rezultatet paraprake të rivotimeve të së dielës

Kosovë: KQZ shpall rezultatet paraprake të rivotimeve të së dielës
Kosovë: KQZ shpall rezultatet paraprake të rivotimeve të së dielës

Artikuj të ngjashëm

Besim Abazi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatet paraprake të rivotimeve të së dielës dhe të votimeve në shkallë vendi. Sipas këtij komisioni, Partia Demokratike ka fituar në Skenderaj, Drenas, Lipjan e Malishevë, ndërsa rivotimet në Deçan, nxorën fituese Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Duke përfshirë votat e hedhura një ditë më parë, rezultatet në shkallë vendi e nxjerrin fituese Partinë Demokratike të Kosovës me 32 për qind të votave, ndërsa ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.7 për qind, Vetëvendosja me 12.6 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 11.2 për qind dhe Aleanca Kosova e Re me 7.3 për qind. Lidhja Demokratike e Dardanisë dhe Partia Fryma e Re nuk kanë arritur të kalojnë pragun zgjedhor, meqë të dyja kanë nga 2.2 për qind të votave.

Në këto rezultate, nuk janë përfshirë votat nga komuna e Mitrovicës ku do të ketë rivotime të tërësishme me 23 janar. Por, as ato rivotime nuk pritet të ndikojnë në renditjen e partive politike por mund të ndikojnë në radhitjen e deputetëve të parlamentit 120 vendesh të Kosovës.

Lunaçek: Zgjedhjet me defekte serioze

Sipas udhëheqësve të Kosovë, zgjedhjet ishin të mira dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare. Ndërsa në pikëpamje të sigurisë, ato kaluan pa ndonjë incident të madh.

Por, delegacioni i Parlamentit Evropian, tha sot se zgjedhjet në Kosovë janë përshkuar nga defekte serioze, ndërsa bënë thirrje për një reformë të thellë të sistemit zgjedhor. Anëtaret e këtij Parlamenti thanë se nuk ka pasur shumë përmirësime që nga zgjedhjet e 12 dhjetorit që u karakterizuan nga parregullsi, të cilat edhe kushtëzuan rivotime në pesë komuna të vendit.  Europarlamentarja Ulrike Lunacek, tha se zgjedhjet janë larg standardeve ndërkombëtare dhe si të tilla ato mund të kërcënojnë edhe proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ka rrezik që të ketë ndikim jo në procesin e integrimit si tërësi, por në hapat e ardhshëm dhe në imazhin e Kosovës”, tha zonja Lunacek, duke numëruar disa nga parregullsitë e regjistruara gjatë vëzhgimit të djeshëm të rivotimeve.

“Një gjë për të cilën unë jam e brengosur dhe po ashtu janë edhe shumë të tjerë, janë disa raste të frikësimit nga vëzhguesit të cilët ishin të pranishëm nëpër vendvotime ,jo duke qëndruar në vendet e caktuara por duke qëndruar në mes të vendvotimeve dhe duke ushtruar një formë të trysnisë mbi votuesit. Po ashtu, ka pasur shumë raste të votimeve familjare e grupore”.

Ndërsa, Jutta Steinruck, anëtare e delegacionit të Parlamentit Evropian tha se shkëputja e energjisë elektrike dhe kaosi në vendvotime karakterizuan orët e pasdites gjatë rivotimeve të së dielës.

Kemi para radhë të gjata, por, kur ne hynim në vendvotim askush nuk votonte. Më pastaj, radha e njerëzve u zhvendos në vendvotimin tjetër dhe kur ne i përcollëm, radhët u zhdukën”, tha ajo duke nënvizuar se kjo për të ishte një situatë e paqartë.

Të dy europarlamentaret shprehën keqardhjen “për shkeljet e rënda zgjedhore në disa komuna si dhe procesin e stërzgjatur të numërimit të votave të 12 dhjetorit”. Ato bënë thirrje që në funksion “të forcimit të besimi publik në procesin demokratik duhet që, menjëherë të ndërmerren hapa vendimtar për të ndjekur penalisht të gjithë autorët e mashtrimeve, përfshirë këtu rastet nga zgjedhjet lokale të vitit 2009”.  Kosova, thanë ato,  duhet të ndërmerr hapa të menjëhershëm për të përmirësuar procesin e ardhshëm zgjedhor për të garantuar të drejtat demokratike të qytetarëve të Kosovës, si dhe për të forcuar perspektivën evropiane të saj.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
31.03.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

OSBE, shqetësim për lirinë e medias në Maqedoni

OSBE: procesi gjyqësor nuk duhet të përdoret "si mjet për të shtypur zërat kritikë"
Më tepër

Tidal, platformë e re muzikore online

Madonna, Rihanna, Beyonce dhe Jay Z janë mes muzikantëve të shquar që janë bashkëpronarë të Tidalit, platforma e parë në pronësi të artistëve për muzikë dhe video online
Më tepër

SHBA, ulja e emetimit të gazit serrë

Shtëpia e Bardhë publikoi propozimin e Presidentit Obama për të ulur emetimet e gazit serrë nga ana e SHBA gjatë dekadës së ardhshme.
Më tepër

Greqia kundër sanksioneve ndaj Rusisë

Kryeministri grek Alexis Tsipras tha se qeveria e re e Greqisë nuk është dakord me sanksionet kundër Rusisë, dhe dëshiron të shtojë lidhjet tregtare me Moskën.
Më tepër

Studentë nga Kosova në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara ka një numër studentësh nga Kosova që bëjnë masterin në disa universitete të njohura. Ata i ka sjellë Fondi Kosovë-SHBA për edukimin, KAEF
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Workers carry a rope to a decommissioned ship at the Alang shipyard in the western Indian state of Gujarat.
  • Soldiers from the guard of honor awaiting the arrival of German Chancellor Angela Merkel and French President Francois Hollande for a joint Franco-German cabinet meeting at the Chancellery in Berlin, Germany.
  • Relatives mourn during the funeral of the victims who died after a hillside collapsed onto a house at Ledhan village, west of Srinagar. Heavy rains and a landslide in the Himalayan region of Kashmir killed 17 people, police said as Indian authorities continued working to rescue stranded villagers, with unseasonal rains raising fears of flash floods in the mountainous north.
  • Japan's Shinji Okazaki (R) and Uzbekistan's Lutfulla Turaev dive into the net after Japan's Gaku Shibasaki (not in picture) scored during their international friendly soccer match in Tokyo.
  • A general view shows solar panels to produce renewable energy at the photovoltaic park in Les Mees, in the department of Alpes-de-Haute-Provence, southern France. The solar farm of the Colle des Mees, the biggest in France, consists of 112,780 solar modules covering an area of 200 hectares of land and producing 100 MW of power.
  • Palestinian residents of the damaged Nada Towers residential neighborhood walk in the street during sunset in the town of Beit Lahiya, northern Gaza Strip.
  • Workers look on as the machine head of Bertha, the world's largest tunnel-boring machine, is lifted from an access pit for repairs in Seattle, Washington, USA, March 30, 2015.
  • Roads intersecting drought-affected farming areas in south-eastern Australia
  • A station attendant attempts to open a door for a passenger trying to get in a train at a station in Kawasaki near Tokyo, Japan, during a morning rush hour, March 30, 2015.
     
  • This artist's concept shows the test vehicle for NASA's Low-Density Supersonic Decelerator (LDSD), designed to test landing technologies for future Mars missions. LDSD project will be flying a rocket-powered, saucer-shaped test vehicle into near-space from the Navy's Pacific Missile Range Facility on Kauai, Hawaii, in June.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.