Lidhje

Putin: Nuk shoh vullnet për dialog nga Kievi


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se nuk sheh dëshirë nga qeveria ukrainase për të zgjidhur konfliktin në lindje të Ukrainës përmes dialogut.

Ai foli të premten nga qyteti I Soçit pas një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Zyra e zonjës Merkel tha se kancelarja theksoi nevojën për një zbatim të plotë të armëpushimit të arritur mes separatistëve pro-rusë dhe qeverisë së Ukrainës në shtator.

Kremlini nga ana e tij tha se zoti Putin gjatë bisedës theksoi nevojën për zbutjen e situatës në rajonet Donetsk dhe Luhansk, për të garantuar sigurinë përgjatë linjës që ndan palët kundërshtare dhe dhënien e ndihmës humanitare.

Po sot, zoti Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara se po rezikojnë sigurinë globale duke prishur sistemin ndërkombëtar të kontrollit dhe balances.

Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë vendosur sanksione mbi Rusinë pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina në mars dhe për përkrahjen e separatistëve pro-rusë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG