Lidhje

Rusia nën kritika të forta në Këshillin e Sigurimit


Rusia u bë objekt kritikash të forta nga fuqitë botërore në një takim emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dje, ndërkohë që u ndezën përleshjet vdekjeprurëse mes separatistëve pro-rusë dhe përkrahësve pro-qeverisë në Ukranën lindore.

Ambasadorja amerikane në OKB Samantha Power dhe ambasadori britanik Mark Lyall Grant e akuzuan Rusinë për orkestrimin e dhunës. Zonja Power tha se paqëndrueshmëria në Ukrainë ishte “plotësisht e nxitur nga elementë të caktuar”. Ambasadorja tha se trazirat ishin të inskenuara nga Rusia. Zoti Grant i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të paralajmërojë Rusinë të mos acarojë më tej situatën.

Rusia, e cila kërkoi zhvillimin e takimit, i hodhi poshtë akuzat. Ambasadori rus Vitali Çurkin i bëri thirrje Këshillit t’i kërkojë Kievit të ndalë përdorimin e forcës kundër popullatës së Ukrainës lindore.

Separatistët pro-rusë u përleshën me përkrahës pro-qeveritarë dje në Ukrainën lindore, ndërkohë që afron afati që u është dhënë separatistëve për të dorëzuar armët.
XS
SM
MD
LG