Lidhje

Rusia thotë se mund t’i përballojë sanksionet


Kryeministri rus Dmitry Medvedev i tha ligjvënësve se vendi mund t’i përballojë sanksionet e vendosura nga Perëndimi lidhur me situatën në Ukrainë.

Një fjalim që mbajti sot para Parlamentit dhe që u transmetua në television, zoti Medvedev tha se ai nuk do të lejojë që qytetarët rusë të bëhen peng i lojërave politike dhe e veprimeve jomiqësore.

Kryeministri rus tha se ai ka besimin se qeveria e tij do të jetë e aftë t’i minimizojë pasojat e sanksioneve dhe se do të veprojë sipas atyre që ai i cilësoi kushte të reja. Ai i siguroi ligjvënësit se bizneset ruse që bazohen tek tregje të tjera do ta marrin ndihmën nga qeveria.

Ai tha se Rusia nuk ka plane t’i lehtësojë kushtet e tregtisë me Bashkimin Evropian, por theksoi se falë bashkëpunimit me tregje të tjera, Rusia mund t’i minimizojë humbjet.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të përgtitura të vendosin më tepër sanksione ndaj Rusisë, në se Moska nuk ndërmerr hapa për lehtësimin e tensioneve në Ukrainën Lindore.

Washingtoni dhe BE-ja kanë vendosur tashmë sanksione udhëtimi dhe kanë bllokuar pasuritë e një numri zyrtarësh ruse.
XS
SM
MD
LG