Lidhje

Manovra të mëdha ushtarake në Rusi


Qindra avionë dhe mijëra trupa ruse dje filluan një stërvitje të madhe ushtarake, që përkon me manovrat e Arktikut nga forcat e NATO-s. Stërvitjet e Rusisë shtrihen nga lumi Vollga deri në Siberi, dhe pritet të zgjasin tre ditë.

Manovrat ndodhin në një kohë të rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu tha se Rusia ka angazhuar 12.000 trupa, deri në 250 avionë ushtarakë dhe qindra armë të tjera në “stërvitjet taktike" të kësaj jave.

"Urdhëri është të bëhen stërvitje taktike me bombardues luftarakë, në varësi të detyrave të njësive. Do të testohen edhe poligonet e trajnimit të forcës ajrore, si dhe zona të tjera të forcave të armatosura".

Stërvitjet e Rusisë shtrihen nga lumi Vollga deri në Siberi dhe pritet të zgjasin tre ditë. Ato shihen si një fazë përgatitore për një raund më të madh të manovrave ushtarake më vonë këtë vit.

Ushtria e Rusisë i ka intensifikuar stërvitjet dhe manovrat që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe është bërë gjithnjë e më e përfshirë në konfliktin e armatosur në Ukrainën lindore. Shumica e analistëve thonë se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit janë në pikën më të ulët që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

XS
SM
MD
LG