Lidhje

Vritet në Moskë udhëheqësi opozitar rus


Autoritetet në Moskë po mbikqyrin hetimet për vrasjen e udhëheqësit të opozitës dhe ish-zëvendës kryeministrit, Boris Nemtsov.

Autoritetet në Moskë po mbikqyrin hetimet për vrasjen e udhëheqësit të opozitës dhe ish-zëvendës kryeministrit, Boris Nemtsov. Udhëheqësit perëndimorë dënuan me forcë ekzekutimin pranë Kremlinit dhe bënë thirrje për një hetim të pavarur. Opozita ruse kishte planifikuar përpara vrasjes organizimin e një proteste në Moskë ditën e dielë, e cila tashmë do të zëvendësohet nga një marshim masiv në përkujtim të liderit të vrarë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Rusisë, 55-vjeçari Nemtsov u qëllua me armë nga një makinë ndërsa ishte duke ecur mbi një urë mbi Lumin e Moskës, shumë pranë Kremlinit.

Në muajin shtator, Nemtsovi i tha korrespondentit të Zërit të Amerikës, Daniel Schearf se Putini dëshiron të hakmerret për rrëzimin e presidentit pro rus të Ukrainës.

Ai tha se Putini druan se ajo çfarë ka ndodhur në Ukrainë, mund të ndodhë edhe në Rusi dhe e sheh Ukrainën pro evropiane si një kërcënim për pushtetin e tij.

XS
SM
MD
LG