Lidhje

Rrëzohet avioni në Rusinë jugore - 62 të vdekur


Një avion pasagjerësh që po udhëtonte nga Dubai, u rrëzua derisa po përpiqej të ulej në Qytetin Rostov mbi Don, në Rusinë Jugore, duke lënë pas vetes 62 të vdekur.

Zyrtarët thanë se 55 udhëtarë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit ishin në avionin Boeing 737. Komisioni hetimor rus tha se janë dy teori rreth shkaqeve të rrëzimit: gabimi njerëzor ose një defekt teknik.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ofrimi i ndihmës për të afërmit e "viktimave", është përparësi.

Kompania FlyDubai dhe ajo Boing u shprehën ngushëllime familjeve të viktimave. FlyDubai tha se në mesin e udhëtarëve ishin 33 gra, 18 burra dhe 4 fëmijë.

Në mesin e viktimave janë 44 rusë, 8 ukrainas, dy indianë dhe një person nga Uzbekistani.

Sipas raportimeve, avioni kishte fluturuar mbi aeroport për dy orë në erëra të forta dhe shi, duke bërë të paktën një përpjekje për t'u ulur, para se të rrëzohej dhe të përfshihej nga flakët.

XS
SM
MD
LG