Lidhje

Rusia: avioni u rrëzua nga një akt terrorist


Shefi i shërbimit rus të sigurisë, tha të martën se rrëzimi i avionit muajin e kaluar në Sinai të Egjiptit, ishte akt terrorist dhe mbetje të mjeteve shpërthyese janë gjetur në rrënojat dhe bagazhin e avionit.

Sipas shefit të Sherbimit Federal të Sigurisë ,Alexander Bortnikov, shpërthimi ishte shkaktuar nga një mjet i improvizuar shpërthyes i përbërë nga 1.5 kilogram TNT.

Presidenti rus Vladimir Putin, ka bërë thirrje që të gjendet dhe dënohet kushdo që është përgjegjës, ndërsa u bëri thirrje edhe partnerëve që të ndihmojnë identifikimin e fajtorëve.

Avioni rus Metrojet A-321 po fluturonte nga qendra turistike egjiptiane Sharm el-Sheikh për në Shën Peterburg më 31 tetor kur u rrëzua në pjesën veriore të gadishullit të Sinait, duke lënë pas vetes 224 të vdekur.

Militantët që po pohojnë se janë të lidhur me grupin Shteti Islamik, morën përgjegjesinë për rrëzimin e avionit dhe shumë qeveri kanë shprehur besimin se avioni ishte rrëzuar nga një mjet shpërthyes.

XS
SM
MD
LG