Lidhje

Rusia, më pak fonde për hapësirën


Mediat ruse thonë se qeveria ka në plan të shkurtojë gjatë dekadës së ardhshme fondet që shpenzon për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

E përditshmja Izvestiya njofton se projektbuxhetet e fundit për periudhën 2016 deri më 2025 përfshijnë rreth 3.3 miliard dollarë shpenzime për stacionin ndërkombëtar, ose rreth 330 milionë dollarë në vit. Kjo shënon një ulje prej 10 për qind nga një projekt i mëparshëm në muajin prill.

Agjencia ruse e hapësirës është një ndër pesë të tilla që operojnë së bashku stacionin me një ekuipazh astronautësh, të cilët kryejnë eksperimente dhe zëvendësohen me radhë. Rusia luan një rol kyç në transportimin e ekuipazhit për në stacion, që kur Shtetet e Bashkuara nxorën jashtë përdorimit flotën e tyre të anijeve për dërgimin e astronautëve në hapësirë disa vjet më parë.

Shtetet e Bashkuara kanë financuar pjesën më të madhe të buxhetit të stacionit që nga fillimi i tij në vitin 1998 dhe aktualisht shpenzojnë rreth 3 miliardë dollarë në vit për këtë projekt.

XS
SM
MD
LG