Lidhje

Prania ushtarake ruse pranë kufirit ukrainas


Kremlini po refuzon të komentojë lidhur me dëshmitë e gazetarëve perëndimorë për një shtim të trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës.

Këto njoftime vijnë ndërsa shtohen shenjat se armëpushimi i brishtë mes rebelëve rusë dhe trupave qeveritare në Ukrianë nuk po respektohet.

Radio Europa e Lirë publikoi një video në të cilën thotë se trupa pro-qeveritare shihen duke u bombarduar në fshatin Shirokinë në fillim të javës. Një ushtar u vra dhe një tjetër u plagos në këto sulme.

NATO vazhdimisht e ka akuzuar Kremlinin për mbështetjen e drjetpërdrejtë të kryengritësve pro-rusë në Ukrainë, megjithë armëpushimin e brishtë, të miratuar tre muaj më parë nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca.

Moska i ka mohuar vazhdimisht pretendimet e NATO-s, duke thënë se luftëtarët rusë që janë të parë, ose kapur brenda në Ukrainë janë vullnetarë.

XS
SM
MD
LG