Lidhje

20 vjet burg për regjisorin ukrainas


Një gjykatë ushtarake ruse në Rostov-mbi-Don dënoi regjisorin e njohur ukrainas Oleh Sentsov me 20 vjet burgim, nën akuzat për udhëheqjen e një grupi terrorist për kryerjen e sulmeve në Krime.

Gjykata mori vendimin që Oleh Sentsov kishte udhëhoqur anëtarë të grupit nacionalist ukrainas të krahut të djathtë “Right Sector,” nëpër zyra të organizatave pro-ruse në Gadishullin e Detit të Zi, përfshirë zyrat e partisë në pushtet në Rusi, “United Russia”.

Autoritetet ruse thonë se Oleh Sentsov ishte i armatosur dhe, së bashku me tre persona të tjerë të arrestuar, po komplotonte për hedhjen në erë të një statuje të Leninit.

Grupe të të drejtave të njeriut thonë se ky rast tregon se procesi gjyqësor ka qenë një farsë e motivuar politikisht, për shkak të kundërshtimit të hapur të të pandehurve për pushtimin rus të Krimesë.

Edhe i akuzuari tjetër, Oleksandr Kolchenko, u gjet fajtor për terrorizëm dhe u dënua me 10 vjet. Ndërsa u lexua vendimi për dënimin e tyre, Oleh Sentsov dhe Oleksandr Kolchenko këndonin hymnin kombëtar të Ukrainës.

Deparatamenti amerikan i Shtetit e dënoi vendimin e gjykatës si “një dështim të drejtësisë”, të mbështetur në “akuza të pabaza”.

XS
SM
MD
LG