Lidhje

Protestuesit pro-rusë sfidojnë ultimatumin e Ukrainës


Ukraine
Ukraine
Demonstruesit pro-rusë dje sfiduan një afat të qeverisë për lirimin e ndërtesave të pushtuara në këmbim të amnistisë, ndërkohë që presidenti i përkohshëm i Ukrainës i ka kërcënuar ata me një goditje ushtarake.

Dhjetra protestues thyen dritaret e selisë së policisë në qytetin lindor të Ukrainës, Horlivka dhe u përleshën me policinë duke marrë nën kontroll objektin.

Presidenti amerikan Barak Obama paralajmëroi Presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike dje se Moska do të përballet me kosto të tjera nëse veprimet e saj në Ukrainë vazhdojnë. Ai i kërkoi gjithashtu udhëheqësit rus që të përdor ndikimin e tij për të bindur demonstruesit që të largohen nga ndërtesat që ata i kanë pushtuar.

Presidenti rus Vladimir Putin, nga ana e tij, i bëri thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama për të shkurajuar qeverinë e Ukrainës nga përdorimi i forcës kundër protestuesve.

Gjatë bisedës së djeshme telefonike me zotin Obama, udhëheqësi rus mohoi pretendimet për përfshirje të agjentëve rusë në protesta duke i quajtur ato "spekulime në bazë të informacionit jo të besueshëm''. Zoti Putin tha se protestat ishte një shprehje e zemërimit të publikut në lidhje me hezitimin e qeverisë ukrainase për të njohur interesat e rusisht-folësve në lindje të vendit.

Demonstruesit po kërkojnë organizimin e një referendumi për ndarje nga Ukraina dhe bashkim me Rusinë, të ngjashëm me referendumin e muajit të kaluar në Krime.
XS
SM
MD
LG