Lidhje

Rusia arreston drejtoren e bibliotekës ukrainase


Policia ruse ka ndaluar drejtoreshën e një biblioteke ukrainase në Moskë nën dyshimet për nxitje të urrejtjes etnike.

Komisioni Hetimor Rus tha në një deklaratë sot se ka kërkuar arrestimin e 58-vjeçares Natalia Sharina, drjetoreshë e Bibliotekës së Letërsisë Ukrainase, pasi hetuesit gjetën në bibliotekë libra dhe material që përmbanin propaganda anti-ruse.

Biblioteka përmban vepra në gjuhën ruse dhe ukrainase. Hetuesit e akuzojnë zonjën Sharina e ka përhapur shkrimet e aktivistit Dmitro Korçinski, veprat e të cilit janë të ndaluar në Rusi.

Ministria e Jashtme e Ukrainës lëshoi dje një notë proteste duke e cilësuar kontrollin në bibliotekë si shembull të përpjekjeve për të cilësuar si ekstremizëm çdo gjë ukrainase.

XS
SM
MD
LG