E mërkurë, 04 maj, 2016

    Lajme / Ballkani

    Dollapi: "CEZ Albania-s do t'i kthej autoritetin"

    Intervistë me kryeadministratorin e kompanisë CEZ SHPËRNDARJE, Sahit Dollapi

    x
    Ilirian Agolli
    Administratori i përgjithshëm i kompanisë CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi, thotë se e ka marrë kompaninë në një gjendje të vështirë teknike dhe financiare, me humbje dhe borxhe të shumta dhe me arkëtime të pakëta.
     
    Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” zoti Dollapi thotë se për shkak të keqmenaxhimit të kompanisë nga drejtuesit çekë, dhe jo për shkak të mungesës së energjisë, shumë zona të Shqipërisë kanë mbetur pa u furnizuar me energji elektrike.
     


    Ai thotë se përmirësimet e para të kësaj gjendje të vështirë mund të vijnë brenda dy muajve, duke motivuar punëtorët e thjeshtë me paga më të larta, dhe duke punuar drejtuesit në terren për të shmangur vjedhjet dhe për të shtuar arkëtimet e faturave të papaguara.
     
    ZËRI I AMERIKËS: Zoti Dollapi cili është statusi juaj në këtë detyrë të re që keni marrë në menaxhimin e kompanisë çeke CEZ shpërndarje, të cilës sapo i është ndërprerë kontrata për shpërndarjen me pakicë të energjisë në Shqipëri. Cila do të jetë detyra juaj kryesore?
     
    SAHIT DOLLAPI: Statusi im do të jetë administrator i përgjithshëm i kompanisë CEZ Shpërndarje, e cila administron rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe shitjen e saj me pakicë te konsumatorët shqiptarë. Ky status është fituar, ose më është dhënë nga ERE, Enti Rregullator i Energjisë Elektrike, nëpërmjet një konkurrimi transparent, ku kanë marrë pjesë 6 kandidatura. Mbi bazën e programit të paraqitur nga secili është bërë edhe vlerësimi dhe zgjedhja ime në këtë post.
     
    ZËRI I AMERIKËS: Në çfarë gjendje e gjetët kompaninë?
     
    SAHIT DOLLAPI: Nuk më vjen aspak mirë që një kompani, të cilën e pata drejtuar për katër vite me radhë, deri në maj të vitit 2009, ta gjej në këtë situatë. Në kohën e largimit ose dorëheqjes time për shkak të privatizimit të kompanisë Shqipëria furnizohej 24 orë me energji elektrike pa ndërprerë. E njëjta situatë është edhe sot; Shqipëria e ka të gjithë energjinë e nevojshme për t’u furnizuar 24 orë, por ka zona të tëra, pjesë të tëra të Shqipërisë, të cilat nuk furnizohen jo si rezultat i mungesës së energjisë elektrike, që është detyrë e kompanisë KESH për ta siguruar dhe e institucioneve të tjera, por si rezultat i mungesës dhe dëmtimit të infrastrukturës shpërndarëse të kompanisë CEZ, mungesës së bazës materiale. Ky është edhe objektivi im kryesor dhe emergjent: normalizimi i kësaj situate, pra marrja e masave për kthimin e normalitetit të furnizimit me energji elektrike të gjithë konsumatorëve shqiptarë.
     
    ZËRI I AMERIKËS: Çfarë parregullsish keni gjetur në furnizimin që përmendët?
     
    SAHIT DOLLAPI: Nuk mund të them parregullsi, por është mungesë e furnizimit me energji elektrike si rezultat i mosgadishmërisë teknike, i mungesës së bazës materiale për riparimin e difekteve, i mungesës së bazës materiale për mirëmbajtjen e nënstacioneve elektrike, të linjave, të kabinave dhe të shumë elementeve të tjerë të infrastrukturës.
     
    ZËRI I AMERIKËS: Media ka shkruar shpesh se CEZ ka patur paga të larta, ndërsa ju përsëri keni thënë se do të rritni pagat. Sa do të ndikojë kjo në punën e kompanisë?
     
    SAHIT DOLLAPI: Kompania ka rreth 4 mijë e 500 punonjës. Në prioritetet e mia është ndërtimi i një strukture funksionale e të thjeshtë, e cila do të përcaktojë dhe do të delegojë detyrat për çdo punonjës të kësaj kompanie, vendin e punës, detyrat dhe përgjegjësitë që ai ka dhe autoritetin që ka ai në zonën që mbulon, në pozicionin që ka, qoftë në drejtim, qoftë në punonjësit bazë më të thjeshtë që janë elektricistët dhe faturuesit. Për këta të fundit dhe për një kategori punonjësish që kanë marrëdhënie të drejtpërdrejta me terrenin që në fillimet e mia të punës do të hartoj një plan për përmirësimin e pagave të tyre. Ata kanë vite me paga të pandryshuara dhe i kanë në nivele të ulta. I garantoj gjithë punonjësit e mi dhe stafin tim që pjesa kryesore jona, duke filluar nga unë, deri tek inxhinierët dhe ekonomistët me përvojë do të ulemi në terren për të përmirësuar situatën me qëllim që kompanisë t’i kthehet autoriteti i saj dhe të fillojë shëndoshja financiare e saj. 
     
    ZËRI I AMERIKËS: Çfarë do të bëni për të prerë mijëra lidhje të paligjshme në rrjet dhe sa janë humbjet prej tyre?
     
    SAHIT DOLLAPI: Kam një kohë shumë të shkurtër, vetëm katër ditë që kam marrë detyrën në dorëzim dhe duke mos patur shifra të sakta, të audituara dhe shifra zyrtare të dhëna nga struktura të kompanisë CEZ Shpërndarje apo nga CEZ Albania, nuk jam në gjendje të them se cili është niveli i humbjeve apo i arkëtimeve. Sipas të dhënave të marra dhe të trajtuara nga ERE, di që situata në kompani nuk është e mirë, qoftë me nivelin e lartë të humbjeve, qoftë në nivelin e ulët të arkëtimeve. Në këto kushte unë mendoj vetëm për rrugëzgjidhjet e këtij problemi. Këto rrugëzgjidhje janë të qarta për mua dhe për stafin dhe gjithë punonjësit. E para është përkushtimi për punën i çdo punonjësi, dhe kjo ka të bëjë me ndershmërinë dhe profesionalizmin në punë. Çdo punonjës do të mbajë përgjegjësi për kompaninë dhe ta trajtojë atë si një pjesë të tij dhe si pasuri të vetën; pra, duhet ta ruajë nga vjedhjet nga dëmtimet, ta ruajë në tërësi dhe ta shëndoshë atë nga ana financiare. Kjo nënkupton prerjen e energjisë elektrike të gjithë atyre konsumatorëve, të cilët janë lidhur në mënyrë të paligjshme në rrjet, ndërhyrjen dhe kontrollin e sistemit të matjes dhe të gjithë elementeve të tjerë që kanë të bëjnë me abuzime dhe me vjedhjen e energjisë elektrike në rrjet, ndërprerjen dhe shkëputjen e të gjithë atyre, që nuk paguajnë energjinë elektrike. Pra, kriteri kryesor i kësaj kompanie do të jetë puna me një standart dhe jo me dy standarte.
     
    ZËRI I AMERIKËS: Ka ndodhur disa herë që rritja e çmimit të energjisë elektrike është menduar si një metodë për të shpëtuar kompaninë nga vështirësitë financiare. Ju, a mendoni ta rritni çmimin për të rritur arkëtimet?
     
    SAHIT DOLLAPI: Jo. Kjo nuk është në planet e mia të zhvillimit të kompanisë. Jo. Nuk kam menduar rritje çmimi. Kompania ka rezerva të mjaftueshme, ka nivel të lartë humbjesh, mbkedhja e të cilave do të thotë rritje e nivelit të faturimit. Ndërkohë ka edhe shumë debi të pambledhura nga institucionet shtetërore dhe nga familjarë e privatë.
     
    ZËRI I AMERIKËS: Si do t’i mblidhni borxhet e klientëve VIP? Sa borxhe u ka CEZ Shpërndarje të tjerëve dhe sa i kanë asaj të tjerët?
     
    SAHIT DOLLAPI: Nuk kam të dhëna të sakta, që të dal me shifra. Edhe kompania u ka borxhe të tjerëve, por edhe të klientë të tjerë i kanë borxhe asaj. Përderisa nuk kam shifra të sakta, nuk dua të dal tek kjo pikë, apo të nxjerr shifra të paqena. Serioziteti kryesor yni do të jetë saktësia dhe transparenca e shifrave në shpenzime, investime, arkëtime. Çdo shifër, që do të dalë nga kjo kompani, do të jetë e saktë.
     
    ZËRI I AMERIKËS: Brenda çfarë kohe, brenda cilit afat ju do të sillni përmirësimet e para në punën dhe shërbiet e kompanisë?
     
    SAHIT DOLLAPI: Unë besoj se brenda një afati dymujor kompania do të ketë strukturën e vet të miratuar, do të ketë strukturën e saj funksionale të vendosur në terren, çdo punonjës do të ketë të qartë detyrën e vet, punën, ngarkesën dhe territorin e vet. Besoj që brenda një afati dymujor do të rifillojë rimëkëmbja dhe përmirësimi i ndjeshëm i treguesve të kompanisë.
    Ky forum është mbyllur
    Përzgjedhja e komenteve
    Komente
         
    nga: shqiptar
    29.01.2013 09:53
    Kompania ceke CEZ eshte nje nga kompanite me te sukseseshme ne Evrope.Ne asnje vend tjeter te Evropes ku ajo operon, nuk ka pasur probleme te tilla sic pati ne Shqiperi.
    Nisur nga ky fakt, a nuk do te ishte me mire qe vecanerisht analistet shqiptare, pa ngarkesa te tepruara politike, te arsyetonin per te gjetur shkaqet e deshtimit te kesaj kompanie ne Shqiperi ?
    Ne me te shumten e shkrimeve militante politike, i meshohet ne menyre te nje aneshme idese se fajin e ka shteti shqiptar apo vete kjo kompani.
    Mendoj se vec ketyre "fajeve", duhet te pranojme edhe nje realitet tjeter qe ka te beje me psikollogjine e kultivuar gjate gjysem shekulli gjate diktatures komuniste ne popull, se shteti po na vjedh dhe e vetmja ruge per te mbijetuar eshte qe te gjejme mundesine se si ta vjedhim ate.
    Gjate ketyre dy dekadave pas permbysjes se sistemit shtetror diktatorial, ne vend qe te vleresohej shteti si nje administrate demokratike e zgjedhur me vota popullore, e te luftohej kjo psikollogji e rrenjosur tek shqiptaret, nga te dy forcat politike e vecanerisht nga te majtet, eshte bere nje propogande agresive per te akuzuar shtetin per cdo gje.
    Per gjithe te keqijat fajin e ka shteti qe udhehiqet nga kundershtari politik.
    A nuk ka ndikuar kjo politike agresive dhe jo e ndershme ne forcimin e psikollogjise se kohes komuniste se ndonese tashme ka ndryshuar sistemi dhe ekonomia nuk eshte me vetem ne duarte e shtetit "hajdut" por edhe ne duarte e kompanive private, te vazhdohet po me mendesine e vjeter, vidhe shtetin se dhe ai po te vjedh ?
    Me ka bere pershtypje te madhe fakti se ne Shqiperi, gjithe sasia e energjise elektrike te prodhuar mbrenda vendit, "humbet" gjate shperndarjes, e qytetaret por edhe industria e administrata shfrytezon vetem energjine elektrike te importuar. Ne nje situate te tille te pa zakonte qe nuk e ndesh ne asnje vend te Evropes, jo kompania e fuqishme CEZ, por cdo kompani tjeter e cdo shtet, do te falimentonte.
    Kam pare ne mediat shqiptare qe thjeshte per motive politike, ne vend qe te denohen forcerisht ata qe abuzojne, vjedhin energjine elektrike, meren ne mbrojtje me qellim per te demonizuar shtetin.
    Sigurisht ne mos suksesin e CEZ ne Shqiperi, ka influencuar edhe fakti se administrata e tij eshte e perbere kryesisht vetem nga shqiptare, qe jane mbartes te psikollogjise korruptive qe permenda me siper. Ketu behet perseri nje abuzim i madh nese behet diferencimi se keta punonjes jane te majte apo te djathte. Jane thjeshte shqiptare te mesuar me po ate psikollogji qe permenda me siper. Faturimet e kontrollet behen ne menyre te diferencuar, jo sipas regullave e ligjeve, por sipas perzgjedhjeve, te mijte apo "te anes tjeter".
    Sigurisht qe eshte teper e rende per nje familjeje me femije ti nderpritet energjia elektrike nese ate nuk e kane paguar.
    Por eshte akoma me negative kur sheh se ndonje media, ne vend qe ti vije ne ndihme shtetit ligjor, per te denuar publikisht ata qe shkelin ligjin, ne menyre teper subjektive e drejtojne gishtin duke e pergjithesuar politikisht fajin tek "shteti"


    nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
    26.01.2013 23:40
    Kompania CEZ trashegoi nga KESH administare te korruptuar, hajdute, gjobvenes. Kjo e rrenoi kompanine çeke. Dollapi e di mire kete pasi ka qene drejtues kryesor para se shperndarja energjise te kalonte ne duart e çekeve. Ne te njejten tavoline ku eshte ulur Dollapi, njeriu perkushtuar per te bere me te miren, jane ulur edhe persona qe kane abuzuar rende me postin. Ata kane bere dhurate per datelindje nje autoveture. Me se? Me parate tona, me parate e qytetareve shqiptare.


    nga: Anonim
    25.01.2013 22:00
    Z Dollapi !dihet shume mire qe Cez dhe sistemi energjitik ishte piramide e krijuar nga Qeveria Berisha..Z Dollapi do te paguajne faturat energjise elektrike institucionet shteterore,do te paguajne periferite e Tiranes ,Kazma,Bathore dhe veriu i Shqiperise nga Fushe Kruja deri ne Shkoder dhe Tropoje..vehten kete detyre te kryeni dhe kompania del me fitim dhe nuk ngrihet cmimi i energjise elektrike,nje keshille mos e drejto kompanine si militant PD...


    nga: Uc Gjonbalaj nga: USA
    25.01.2013 20:08
    Komentet eZotit Dollapi doken te ngjajshme si propaganda e monizmit.kur thonin se e kan realizuar planin 5 vjeqar 100.5%
    Vetem nji grup shoqnor e realizon planin me shifra pozitive?
    Korrupsioni,krimi,pollitika. Populli duhet me I la leket.

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    03.05.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

    LAJME

    Trump fiton në Indiana; Cruz largohet nga gara

    Fitorja e thellë në Indiana e bën Donald Trumpin kandidatin e pritshëm republikan për president
    Më tepër

    Terrorizmi, 126 vjet burg grupit të rekrutuesve

    Në mbrëmje vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për 9 të akuzuarit e të ashtuquajturit “Grup i imamëve”. Prokuroria kishte kërkuar 152 vjet heqje lirie
    Më tepër

    Ash Carter: “Vringëllimi i armëve bërthamore nga Rusia” tepër shqetësues

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së NATO-s në Shtutgard
    Më tepër

    Shqipëri: Gjendja e gazetarisë lokale

    Në Gjirokastër, reporterët vendorë flasin me shqetësim për situatën e shtypit në Shqipëri.
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • U.S. President Barack Obama speaks at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. President Barack Obama, left, listens to comedian Larry Wilmore at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, President Barack Obama and Carol Lee of The Wall Street Journal listen as guest host Larry Wilmore speaks at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Representative Debbie Wasserman of Florida, who also is chairwoman of the Democratic National Committee, attends a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Larry Wilmore, left, guest host from Comedy Central, and first lady Michelle Obama listen to the National Anthem at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Former U.S. Secretary of State Madeleine Albright, right, confers with Alexis Keslinke, communications director for Albright Stonebridge Group, before the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Congressman Joaquin Castro of Texas, left, and his identical twin, Secretary of Housing Julian Castro, chat with Sen. Chris Coons of Delaware at the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016. All three are Democrats.
    • Democratic U.S. presidential candidate Bernie Sanders and his wife, Jane, attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • International Monetary Fund managing director Christine Lagarde heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Queen of Soul Aretha Franklin heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Defense Secretary Ash Carter and wife Stephanie attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Actress Emma Watson, actor Damian Lewis (left), who stars in the series "Homeland" and "Billions" attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, Tony Goldwyn, Shonda Rhimes and Kerry Washington arrive at the White House Correspondents' Association Dinner at the Washington Hilton Hotel in Washington, April 30, 2016.
    • Tracee Ellis Ross of the ABC sitcom "Blackish" poses at the White House Correspondents Association dinner at the Washington Hilton in Washington, D.C., April 30, 2016.

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.