Lidhje

Sally Field, yll në Bulevardin e Famës


Aktorja amerikane, fituese e Çmimit Oscar, Sally Field më në fund siguroi një yll në Bulevardin e Famës në Hollivud, më tepër se tre dekada pas marrjwn së çmimit prestigjioz të Akademisë.

Aktorja 67-vjeçare u nderua dje me yllin e 2 mijë e 524-rt në bulevardin e njour të yjeve në Hollivud, për karrierën e saj 50 vjeçare.

Sally Field e filloi karrierën si aktore në serialin televiziv Gidget, në vitin 1964.

Ajo fitoi Çmimin Oscar për interpretimin në filmin e vitit 1979, “Norma Rae”, ku ajo luajti rolin e një punëtoreje fabrike nga një qytet i vogël, që lufton për të drejtat e sindikatave.

Oscarin e dytë ajo e fitoi për intrepretimin në filmin e vitit 1984 Places in the Heart, ku në qendër është një vejushë në periudhën e Depresionit të madh ekonomik në Shtetet e Bashkuara, e cila përpiqet të shpëtojë fermën e familjes së saj.

Sally Field kohët e fundit intrepretoi në filmin e vitit 2012 të Steven Spielbergut “Linkoln”, në rolin e Zonjës së Parë Mary Todd Lincoln, për të cilin ajo ishte një nga kandidaturat për kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor.
XS
SM
MD
LG