E hënë, 02 maj, 2016

    Lajme / Ballkani

    Korrupsioni në gjykata

    Sondazhi i Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë është i pari që sjell të dhëna dhe vlerësime nga gjyqtarët për sistemin e drejtësisë.

    x
    Ilirian Agolli
    Korrupsioni në gjykatat shqiptare vazhdon të mbetet problem kryesor. Këtë përfundim e kanë pohuar së fundi edhe vetë gjyqtarët në një sondazh të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë.  Një pjesë e konsiderueshme e tyre pohojnë se sistemi gjyqësor është i korruptuar dhe pa integritet. Po ashtu pjesa dërrmuese e gjyqtarëve pohojnë se janë të pakënaqur nga pagat.
     
    Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë publikoi sot një sondazh me gjyqtarët e shkallës së parë ku ata vetë e cilësojnë sistemin e drejtësisë shqiptare si të korruptuar dhe pa integritet. Në sondazhin që përfshiu më shumë se gjysmën e gjykatave të vendit, kryesisht në qytetet e mëdha, gjyqtarët deklarojnë se korrupsioni dhe mungesa e integritetit vijnë nga joshja e madhe për të favorizuar njërën palë në gjyq dhe nga ndërhyrjet e shumta të deputetëve, zyrtarëve të lartë qendrorë dhe vendorë për të ndikuar në vendimet e gjykatave.
     
    Në sondazhin e Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë morën pjesë rreth 60 për qind e gjyqtarëve; ose 177 gjykatës nga 305 gjithsej, të anketuar në 14 gjykata nga 23 gjithsej. Ekspertët mendojnë se përfundimet e studimit janë përfaqësuese për opinionin kritik që ata vetë kanë shprehur për gjendjen e sistemit të drejtësisë.
     


    Rreth 25 për qind e të anketuarve deklarojnë se gjyqësori në Shqipëri është i korruptuar, ndërsa 58 për qind thonë se ky është vetëm perceptim, ndërsa rreth 18 për qind deklarojnë se gjyqësori nuk është i korruptuar. Gjysma e të anketuarve, 57 për qind, janë shprehur se sistemi gjyqësor është pjesërisht i varur nga politika, ndërsa 33 për qind e gjyqtarëve të pyetur mendojnë se ai është i pavarur prej politikës. Në po këto raporte janë edhe mendimet e tyre edhe lidhur me integritetin e sistemit gjyqësor.
     
    Lidhur me rryshfetet, rreth 30 për qind e gjyqtarëve deklaruan se një herë, disa herë dhe shumë shpesh kanë patur oferta për pagesa për të favorizuar me vendime një palë në gjyq, ndërsa rreth 60 për qind e tyre deklaruan se nuk kanë pasur oferta të tilla. Por nga vijnë ndërhyrjet për favorizime në procesin gjyqësor? Gjyqtarët e anketuar thonë se ato vijnë 5 për qind nga qeveria, 5 për qind nga deputetët, 4 për qind nga presidenca, 31 për qind nga avokatët, 16 për qind nga zyrtarë të pushtetit vendor.
     
    Dështimi apo zvarritjet e gjyqeve vijnë kryesisht nga mungesat e avokatëve si dhe nga mungesa e dëshmitarëve, ndaj ata kërkojnë ngritjen e një strukture të posaçme që t’i sjellë ata në gjyq. Gjyqtarët vlerësojnë se shoqëria civile nuk i ka ndihmuar aspak në punën e tyre, ndërsa media përbën presion në shumë raste.
     
    Gjyqtarët e anketuar janë të pakënaqur me pagën, rreth 70 për qind e tyre, dhe të kënaqur janë vetëm 7 për qind. Po ashtu mbi 75 për qind e tyre ndjehen të pasigurtë dhe pak të sigurtë në vendin e punës. Gjatë anketimit gjyqtarët kanë treguar se si ata japin pagesa për të marrë shërbime mjekësore, administrative etj, duke rënë edhe vetë pre e korrupsionit.
     
    Sondazhi i Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë është i pari që sjell të dhëna, vlerësime dhe propozime nga vetë gjyqtarët për gjendjen e sistemit të drejtësisë, i cili perceptohet masivisht në opinionin publik si fusha më e korruptuar e jetës shqiptare, pas doktorëve dhe doganierëve.
    Ky forum është mbyllur
    Përzgjedhja e komenteve
    Komente
         
    nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
    06.11.2012 22:01
    Jemi aq larg standarteve saqe behet e pabesueshme çdo e dhene. E pakuptimte se si ndodh qe nje vend me 2 milion banore (pasi me shume se 1.5 miliona jane jashte vendi) te kete kaq shume halle. Eshte frike te flasesh se ne çfare humnere jemi gremisur. Veshtire qe do te kete drite per se paku edhe disa dekada.


    nga: agim nga: tirane
    04.11.2012 20:49
    Kam dy komente: qe ka korrupsion dihet, dhe qe te behen sondazhe ta tregojne nuk eshte nevoja, sepse kushdo e ndjeh, i prek dhe i shikon. E dyta qe sami neza te bej sondazh dhe te nxjerre me te ndershmin ministrin e drejtesise halimin nuk eshte e ndershme, sepse gruaja e samiut eshte keshilltare e ministrit dhe keshtu, duke luftuar korruopsionin behet korrupsion i ri: ministri porosit sondazh qe sulmon te tjeret dhe lavderon veten!!!


    nga: Vasel Malaj nga: SHBA
    29.10.2012 00:55
    Politikanet qe kane dale nga Fabrikat Ruso-Kineze, Skane Karakter, Moral, jane te pa Edukuar , pasi jane te Ç'edukuar me Ideologji M-L ose ne Shkollat me programe Ruso-Kineze pra nga Fabrikat e Krimit korrupsionit dhe Poshtersive. Ish sekretare PPSH, Spiun te Sigurimit dhe njerez qe i kane sherbyer Diktatoreve Komuniste. Vazhdoni me keto jashteqitjet e Enver Hoxhes se jeni ne rregull neve jemi ketu ne SHBA vetem kemi nje pergjegjesi Morale dhe asgje me teper Kurse ti Astrit Duket se je rritur ne kopshtet e Mafies Komuniste. Te gjithe ata qe permendet Ju Z. Astrit jane kriminele dhe bire Kriminelesh Komuniste dhe kane sherbyer e sherbejne bashke me ty Mafies Komunste SHqiptare, kane vrare dhe vrasin njerez, bejne trafiqe dhe korrupsion nepermes viktimave te dyfishta.


    nga: Astriti nga: USA
    28.10.2012 01:55
    Komente si ky i z. Petriti trgojne se akoma ne Shqiperi ka njerez qe u ka ngelur ora ne 1944-en,simbas ketij mendimi del qe te gjithe politikanet nga Berisha,Nano,Meta,Gjinushi,Rama,Majko,Topi,Spahiu etj jane te koruptuar,athere cfar duhet te bejme te importojme politikan.Jo zotni nuk jan te gjithe te koruptuar po populli duhet te dij te beje seleksionimin.


    nga: Visar nga: usa
    27.10.2012 23:02
    Korrupsioni ne Shqiperi mori vrull te menjehershem kur Sali Berisha grabiti pronen e pronarev te ligjshem, dhe e shnderoi ate ne mall per korrupsion. Ky ishte shkaku qe filloi korupsioni masiv edhe ne gjykatat, dhe pasuroi edhe gjyqtaret edhe komunistet te cileve iu dha mundesia t'i grabitin ato prona, ndersa pronaret e vertete 22 vite sillen neper dyert e gjykatave dhe nuk kane arritur te marrin asnje gje nga pronat e tyre. Nder grabitesit eshte edhe e bija e Sali Berishes. Te ndihmohet Shqiperia, te kthhet prona te pronari, qe korrupsion te zbutet dhe Shqiperia te konsiderohet shtet demokratik.


    nga: Vasel Malaj nga: SHBA
    24.10.2012 04:33
    Sistemi i Drejtesise ne SHqiperi eshte nen Komanden e Mafies Komuniste. Ne menyre absolute nuk munde te merret asnje vendim ne Sistemin e Drejtesise qe te cenoej Interesat e Mafies qe faktikisht po i sherben asaj me Devotshmeri tash dy Dekada, pra Mafies Komuniste, trafiqeve dhe Krimit te organizuar prej kesaj Mafie.


    nga: Petrit
    24.10.2012 00:30
    Korrupsioni ne gjykata,as me pak dhe as me shume por fytyra e vertete e botes se krim-korrupsionit qe riciklohet ne vite nga politika Shqiptare e diligjuar me dhune nga mostrat e diktatures komuniste si Sali Berisha-Fatos nano-Skender gjinushi me shoke si Grmoz-ruci etj,dhe bijte e saj si Ilir Meta-Pandeli majko-Edi rama-Bamir Topi dhe pseudonacionalisti Kreshnik Saphiu etj.
    Vetem denimi i krimeve makabre te diktatures komuniste dhe persekutoreve ne to,do te bente te mundur ne Shqiperi nje gjygjesor profesjonal dhe te pa pajtuar me boten e krim-korrupsionit politik .

    DREJTESI E VONUAR,DREJTESI E DHUNUAR, NJE KRIM QE VAZHDON.

    VEPRO TANI SE C'DO TE BESH NE DET DO TA HAJSHE ME KRIPEN;THOTE POPULLI.
    JANE MIJRA NENA DHE GRA TE VESHURA ME TE ZEZA DHE FEMIJE JETIM QE PRESIN DREJTESI DHE JO INDIFERENTIZEM DHE BINJAKEZIM ME KRIMIN.
    BESO ZOTI VONON POR KURRE NUK HARRON TE NDESHKOJE KRIMIN,USHQYESIT DHE STIMULUESIT E SAJ,QE PER NJE GRUSHTE PARESH TE PISTA TE PROSTITUCIONIT KRIMIT DHE KORRUPSIONIT PRANOJNE ME HESHTJE DHE STIMULIM GRABITJEN,DHUNIMIN DHE VRASJET E SHQIPTAREVE TE PAFAJSHEM NE VITE.

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    01.05.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

    LAJME

    Pashkët në jug të Shqipërisë

    Ceremonitë u mbajtën nga klerikët ortodoksë në kishat kryesore të qyteteve
    Më tepër

    Pashkët ortodokse në Kosovë

    Zyrtarët më të lartë vendas e ndërkombëtarë kanë përgëzuar besimtarët ortodoksë në Kosovë, që kryesisht i takojnë komunitetit serb
    Më tepër

    Pashkët ortodokse në Tiranë

    Besimtarët ortodoksë uruan njëri tjetrin për më shumë lumturi, fat të mbarë, mirëqenie, begati e harmoni
    Më tepër

    Një projekt i ri për ruajtjen e Vilës Adrian

    Ekspertët po përdorin pamje satelitore për monitorimin e efekteve të jetës moderne në Vilën Adrian
    Më tepër

    Përdorimi i kamerave inteligjente

    Një kompani franceze ka krijuar një kamera inteligjente për shtëpitë që mund të dallojë fytyrat e personave të njohur
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • U.S. President Barack Obama speaks at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. President Barack Obama, left, listens to comedian Larry Wilmore at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, President Barack Obama and Carol Lee of The Wall Street Journal listen as guest host Larry Wilmore speaks at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Representative Debbie Wasserman of Florida, who also is chairwoman of the Democratic National Committee, attends a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Larry Wilmore, left, guest host from Comedy Central, and first lady Michelle Obama listen to the National Anthem at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Former U.S. Secretary of State Madeleine Albright, right, confers with Alexis Keslinke, communications director for Albright Stonebridge Group, before the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Congressman Joaquin Castro of Texas, left, and his identical twin, Secretary of Housing Julian Castro, chat with Sen. Chris Coons of Delaware at the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016. All three are Democrats.
    • Democratic U.S. presidential candidate Bernie Sanders and his wife, Jane, attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • International Monetary Fund managing director Christine Lagarde heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Queen of Soul Aretha Franklin heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Defense Secretary Ash Carter and wife Stephanie attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Actress Emma Watson, actor Damian Lewis (left), who stars in the series "Homeland" and "Billions" attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, Tony Goldwyn, Shonda Rhimes and Kerry Washington arrive at the White House Correspondents' Association Dinner at the Washington Hilton Hotel in Washington, April 30, 2016.
    • Tracee Ellis Ross of the ABC sitcom "Blackish" poses at the White House Correspondents Association dinner at the Washington Hilton in Washington, D.C., April 30, 2016.

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.