Lidhje

Sarkozy nën hetime lidhur me financat e fushatës


Presidenti francez Nicolas Sarkozy po merret në pyetje në lidhje me një skandal financiar gjatë fushatës së tij të pasuksesshme për t’u rizgjedhur në 2012.

Zoti Sarkozy ishte në gjykatë sot në kuadër të hetimeve lidhur me dyshimet se një firmë për marrëdhëniet me publikun bëri falsifikime në llogaritë e biznesit duke i dhënë mundësi fushatës së zotit Sarkozy të fshihte shpenzime të paautorizuara mbi kufirin e lejueshëm prej 25 milionë dollarësh.

Disa persona të tjerë janë akuzuar lidhur me këto hetime. Nicolas Sarkozy mbetet kreu i Partisë Republikane dhe pritet të konkurrojë për president vitin e ardhshëm. Ai ngulmon se nuk kishte dieni për skemën e manipulimeve.

XS
SM
MD
LG