E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme

Sek. Klinton mban konferencën e fundit për shtyp

x
Madhësia e gërmave - +
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton e cila po largohet nga posti iu përgjigj sot pyetjeve të dërguara përmes Twitter-it dhe Facebook-ut nga mbarë bota duke diskutuar tema të ndryshme, nga të drejtat e grave, tek marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo është konferenca e fundit e saj e shtypit si shefe e diplomacisë amerikane.
 
Zonja Clinton, e cila largohet nga posti të premten, u përgjigj pyetjeve nga pjesëmarrës nga Australia, Britania, Kolumbia, Japonia, India dhe Nigeria.
 
Ajo tha se ndjen një keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të amerikanëve në Benghazi të Libisë dhe se po punon për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen.   
 
Sekretarja Clinton tha se ka një standart të dyfishtë për grate në mbarë botën, duke shtuar se shoqëritë po dëmtojnë vetveten duke vënë pengesa për grate. Ajo tha se është e rëndësishme që gratë në mbarë botën të konkurojnë në nivele më të larta.
 
Zonja Clinton, e cila tha se do të shkruaj një libër me kujtime, u përgjigj duke qeshur ndaj një komenti rreth aspiratave presidenciale në vitin 2016.
 
John Kerry, senator nga Massachusetts, do të pasojë atë në postin e sekretarit të shtetit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive