E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Policia shqiptare sekuestron 1.5 ton drogë afër të kufirit me Malin e Zi

Droga u zbulua në fshatin Pulaj të Velipojës, pranë kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi dhe derdhjes në det të Lumit Buna

x
Madhësia e gërmave - +

Sasia prej më shumë e se 1.5 ton bimë narkotike cannabis sativa u sekuestrua sot paradite nga policia kufitare e Shkodrës në e bregun e Lumit Buna, teksa po tentohej që të transpotohej, me një  gomone me dy motorë,  jashtë territorit të  Shqipërisë.

Droga u zbulua në fshatin Pulaj të Velipojës, fare pranë kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi dhe derdhjes në det të Lumit Buna.

Sasia prej rreth 1.5 ton  bimë narkotike u gjet e futur në dhjetra thasë, fare pranë gomones.


Operacioni i policisë  nisi gjatë natës dhe u finalizua në orët e paradites.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë vendore, që po hetojnë rreth këtij trafiku. Por, deri tani. nuk ka njoftim për arrestimin e autorëve.

Sasia e drogës, që u sekuestrua sot,  rezulton si një nga më të mëdhatë që është kapur deri tani nga policia shqiptare.

Ndërkohë, megjithë përpjekjet për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, rajoni i Shkodrës dhe ai i Malësisë së e Madhe, vazhdojnë të përfshihen ndër zonat e nxehta të kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Integrimi i grave në misione luftarake

Zyrtarët thonë se brenda një ose dy viteve gratë mund të trajnohen për të shërbyer në njësitë elite luftarake.
Më tepër

Pres. Obama mbron programet e monitorimit

Ai tha se monitorimi i telefonatave dhe internetit ka shpëuar jetë njerëzish.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive