Lidhje

Sëmundjet kronike jo-infektive, më vdekjeprurëset në botë


Sëmundjet kronike jo-infektive, më vdekjeprurëset në botë
Sëmundjet kronike jo-infektive, më vdekjeprurëset në botë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar raportin e dytë të gjërë në gjashtë muaj mbi kërcënimin në rritje nga sëmundjet jo-infektive, veçanërisht 5 më kryesoret - kanceri, sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje të mushkërive dhe diabeti. Raporti lëshohet në prag të konferencë ndërkombëtare për sëmundjet kronike në Kombet e Bashkuara në Nju Jork nga data 19 deri 21 shtator. Raporti i ri ofron udhëzime të hollësishme për çdo vend anëtar të OKB-së për parandalimin e efekteve negative dhe trajtimin e pasojave vdekjeprurëse të këtyre sëmundjeve.

Raporti të OBSH-së thotë se vetëm kanceri vret çdo vit 7.6 milion njerëz - më shumë se numri i atyre që vdesin nga HIV / SIDA, malaria, tuberkulozi të gjitha së bashku. Por ndërsa për këto sëmundje ngjitëse, kushtohet më shumë vemendje në vendet në zhvillim, sëmundjet jo-infektive dhe sëmundjet kronike janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, vë në dukje raporti të OBSH-së.

Ala Alwan, Ndihmës Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së për sëmundje jo-infektive është një nga autorët e raportit.

"Nga 58 milion vdekjet në botë çdo vit, 35 milionë shkaktohen nga sëmundjet jo-ngjitëse. Sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, diabetet, kanceri dhe sëmundjet kronike të mushkërive përfaqësojnë 60 për qind të të gjitha vdekjeve globale. Dhe nga kjo, të paktën 9 milionë njerëz vdesin për shkak të sëmundjeve jo-infektive para moshës 60 vjeç."

Sipas raporti të OBSH-së, kontribuesit kryesor të sëmundjeve kronike janë tensioni i lartë gjaku, glukoza e lartë në gjak, pirja e duhanit, pasiviteti fizik, dhe mbipesha.

Miliarda dollarë që shpenzohen për të trajtuar këto sëmundje, shtyjnë në varfëri miliona njerëz në vendet në zhvillim.

David Bloom, në Shkollën e Shëndetit Publik në universitetin e Harvardit, thotë se barra njerëzore dhe ekonomike e sëmundjeve jo-infektive është e pafund.

"Ne vlerësojmë se diagnostikimet e reja me kancer në vitin 2010 kushtuan më shumë se 300 miliardë dollarë. Ndërsa për të sëmurët nga COPD ose bllokimi kronik i mushkërive u shpenzuan rreth 400 miliardë dollarë."

Dr James Hospedales, ekspert i OBSH-së për sëmundjet kronike, thotë se problemi është shumë më i përhapur se mendohet - jo vetëm në vendet e mëdha si Shtetet e Bashkuara, India dhe Kina, por edhe në vende më të vogla të tilla si Trinidad dhe Tobago dhe Barbados. Në këto vende të vogla, shpenzimet publike shëndetësore për trajtimin e hipertensionit dhe diabetit janë rritur duke zënë deri në 8 përqind të prodhimit të brendshëm.

"Kjo nuk është e mirë, sepse nëse vazhdon do të shkatërrojë sistemet e shërbimeve shëndetësore në shumë vende. Ne nuk mund të presim deri sa të kemi trajtuar virusin HIV, ndërsa rastet e malarjes po shtohen.

Dr Hospedales thotë dieta të thjeshta dhe ndryshime të stilit të jetesës mund të pakësojnë dukshëm faktorët e rrezikut për goditje në tru, sëmundje në zemër, kancer, diabet dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes, si astma dhe bronkiti.

"Ne vlerësojmë se mbi 30 milionë jetë mund të shpëtohen në 10 vitet e ardhshme nga 3 masa të thjeshta - ulja 10 deri 20 përqind e nivelit të kripës në ushqim; pakësimi i pirjes duhanit; dhe shtimi i trajtimeve dhe masave parandaluese për njerëzit me rrezik nga goditje në zemër."

Në takimin e nivelit të lartë të OKB-së, udhëheqësit e botës shpresojnë për të rritur ndërgjegjësimin publik për dëmet që shkaktojnë sëmundjet jo-infektive në vendet e zhvilluara dhe ato zhvillim - dhe për të diskutuar mënyrat më të mira për të ulur nivelet e vdekjeve nga këto sëmundje.

XS
SM
MD
LG