Lidhje

Ngërçi mbi çështjen e imigracionit


Një tjetër mosmarrëveshje politike po rrezikon mbylljen e pjesëshme të qeverisë amerikane, këtë herë në lidhje me financimin për politikat e Presidentit Obama për imigracionin dhe për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.

Financimi për agjencinë skadon të premten në mbrëmje. Republikanët në Senat kanë paraqitur një projektligj me vlerën e 40 miliardë dollarëve, të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët.

Ky fond do të financonte Agjencinë e Sigurimit Kombëtar, që patrullon kufijtë e vendit, rojet e sigurisë në pikat e kontrollit në aeroporte, si dhe bën të mundur mbrojtjen për Presidentin dhe familjen e tij.

Por republikanët duan ta bllokojnë financimin për planin e Presidentit për të ndaluar deportimin e rreth 5 milionë imigrantëve që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vend.

XS
SM
MD
LG