E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / SHBA

Senatorët propozojnë reformë të thellë imigracioni

x
Madhësia e gërmave - +
Një grup prej tetë senatorësh dhe republikanësh ka paraqitur një plan për reformë gjithëpërfshirëse të sistemit të imigracionit, përfshirë një rrugë drejt shtetësisë për rreth 11 milionë imigrantët e paligjshëm që jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Barack Obama pritet të bëjë sot një propozim të tijin për imigracionin. Grupet e të drejtave civile dhe të imigrantëve po e përshëndesin këtë shtytje për ndryshim.
 
Reforma gjithëpërfshirëse e imigracionit ka qenë e debatueshme dhe e vështirë për t’u realizuar. Përpjekjet për ta ndryshuar rrënjësisht sistemin kanë dështuar. Por një grup dypartiak prej tetë senatorësh ka rënë dakord për parimet e reformës. Senatori demokrat Charles Schumer u tha gazetarëve se rrethanat kanë ndryshuar.

“Për herë të parë ndonjëherë, rreziku politik është më i madh po ta kundërshtosh këtë çështje sesa po ta mbështesësh”.

Në zgjedhjet e nëntorit, 71 për qind e votuesve hispanikë zgjodhën Presidentin Obama, krahasuar me 27 për qind që votuan për kandidatin republikan Mitt Romney, sipas anketave pas votimit. Zoti Romney ka përmendur largimin vullnetar si zgjidhje për punonjësit pa dokumenta.

Propozimi i ri përfshin kërkesat republikane për zbatim rigoroz të masave të kufirit dhe vizave para se të ofrohet një rrugë drejt statusit të banorit të përhershëm dhe shtetësisë për punonjësit pa dokumenta.

Senatori republikan Marco Rubio, një kubano-amerikan, këmbënguli për kontroll të rreptë të vizave për hyrje dhe dalje, në mënyrë që Shtetet e Baashkuara të mos përballen me të njëjtin problem pas disa vitesh.

“Dhe prandaj jam i kënaqur që këto parime parashikojnë jo vetëm nevojën për të zbatuar ligjet e imigracionit, por e bëjnë këtë në një mënyrë përfundimtare”.

Sipas propozimit, punonjësit pa dokumenta mund të aplikojnë për dokumenta pa iu dashur të shkojnë në vendin e tyre. Senatori republikan John McCain e vuri theksin tek kostoja njerëzore e jetesës së miliona vetëve nën frikën e deportimit.

“Për një kohë të gjatë kemi lejuar njerëz të korrin barin e shtëpive tona, të na pastrojnë shtëpitë, të na shërbejnë ushqim dhe të kujdesen për fëmijët tanë, ndërkohë që nuk u japim mundësinë të përfitojnë nga mundësitë që e bëjnë Amerikën një vend të madh”.

Organizatat e të drejtave civile dhe sindikatat e përshëndetën njoftimin. Aktivistja e të drejtave të njeriut Veronica Saravia prezantoi motrën e vet Diana që ka përkrahur këtë nismë në shkollë.
 
“Dhe tani ajo është e angazhuar që të luftojë për një reformë gjithëpërfshirëse të imigracionit, sepse do që ta mbajë familjen të bashkuar, do që motra e saj e madhe të jetë me të”.


Por disa anëtarë të Kongresit janë shprehur kundër planit të ri. Senatori republikan Jeff Sessions shprehu mosbesim.

“Do t’u tërhiqja vëmendjen kolegëve se një propozim nuk është ligj”.

Presidenti Obama e përshëndeti propozimin dhe sot do të paraqesë vizionin e tij për reformë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ROLAND DURDA nga: ALBANIA-TIRANA
30.01.2013 12:57
THIS REFORMS IS THE VERY BEST FOR ALL PEOPLE IN USA NATION AND IN ALL WORLD.CHANGE FOR THE REFORME`N E EMIGRACIONIT IN USA NATION.ESHTE SHEMBULL FOR ALL PEOPLE.REPUBLIKANET DUHET TE JAPIN VOTE`N E TYRE.


nga: Nesti nga: Tirane
29.01.2013 21:56
Mendoj se eshte teper e vonuar kjo reforme,pasi ka mbi 10 vjet qe Act Dream i futur disa here per votim eshte rezuar nga Republikanet qe ne Senat.Pra lind pyetja :Kerkojne perseri kohe per te mare masa per mbrojtjen e kufirut dhe vizave? Jo.Kjo eshte sebep dhe jo arsye,SHBA kap levizjet ne Mars dhe nuk vezhgon dot kufirin me Meksiken me kamera.Jo .Keshtu nuk luhet me zoterinj Republikane ,Ju vete jeni bijte e atyre qe kane ardhur te pa ligjeshem ne Amerike.Tni doni qe te jene pa dokumenta sepse keshtu nuk paguani taksat e social sicurity-se per ata.kjo eshte arsye,por eshte dhe nje ndjenje cnjerezore sidomos kur genjen me arsyetime te tjera .Presidenti Obama duhet te vere veto ne se ka perseri kundershti,Amerika eshte vendi i demokracise .Sigurisht kushte si gjuha,shkolla,recordet me policine kontrta e punes,keto le te kerkohen.Po te thuash sot qe te vene ne vendi i origjines per vize kjo eshte jashteimagjinate.Ata jo vetem qe kane 10-20 vite aty dhe nuk dine mire dhe gjuhen e tyre,por konsulli juaj do ti intervistoje ,NUK e BEN dot aty kete punePra del qe eshte sebep i trashe dhe per te qeshur . Uroj qe kjo reforme te mare fund sa me pare .Ajo do ndikoje dhe ne tregun e banesve e me gjere ne Stock-et etj.
SUKSESE

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Bisedimet Kosovë - Serbi vazhdojnë të mërkurën

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojnë të diskutojnë të mërkurën rrugët e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre
Më tepër

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike

Gjykata tha se CIA ndaloi me të drejtë publikimin e imazheve
Më tepër

SHBA: Taksat dhe konservatorët

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama
Më tepër

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

Këto komente ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Më tepër

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive