Lidhje

Serbi, reagime pas vendimit të UEFA-s


Vendimi i UEFA-s, reagime në Beograd
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:48 0:00

Pas vendimit të sotëm të UEFA-s, disa banorë të Beogradit i bënë thirrje qeverisë serbe të marrë masa kundër huliganizmit në stadiumet e Serbisë. Disa prej tyre kërkuan dënime më të ashpra ndaj tifozëve që hyjnë në fushë dhe përdorin dhunë.

Vendimi i UEFA-s, reagime në Beograd
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:48 0:00

Ish-lojtari i Partizanit të Beogradit, Vukan Peroviç tha se dënimet e UEFA-s ndaj Serbisë ishin shumë të dobëta.

"Ky dënim nga UEFA nuk ka asnjë kuptim. Është thjesht një ndëshkim i përkohshëm. Dhuna do të vazhdojë, po ashtu edhe marrëzia, të cilat ne nuk duhet t'i tolerojmë. '"

Një tjetër banor i Beogradit Tomislav Joviç tha se kërcënimet e vazhdueshme në stadiumet e Serbisë i bëjnë tifozët të mos i ndjekin ndeshjet.

"Kjo është arsyeja pse unë nuk shkoj të shikoj ndeshje. Nuk e duroj dot primitivizmin. Kjo nuk është normale dhe unë e dënoj këtë,'' thotë Joviç.

Tifozët serbë kanë fituar një emër të keq për dhunën gjatë ndeshjeve. Në vitin 2010, ndeshja kundër Genoas u braktis pas grushteve në stadium, kur tifozët serbë hynë në fushë. Takimet mes dy klubeve serbe, Partizanit dhe Crvena Zvezdës kërkojnë prani të madhe të forcave të sigurisë për shkak të huliganizmit mes turmave.

Në vitin 1999, një tifoz i Crvena Zvezdës gjeti vdekjen nga një fishekzjarr që përshkoi tërë fushën dhe përfundoi te spektatorët.

Në vitin 2009, një tifoz francez u vra në qendër të Beogradit në prag të një ndeshjeje midis Partizanit dhe Tuluzës.

Një avokat nga Beogradi, me emrin Jovan, kërkon dënime të ashpra për shkelësit:

''Duhet të miratohet një ligj: Burg për ata që hyjnë në fushë dhe pastaj do të shohim nëse do të guxojë njeri. Jam i sigurt se ka plot vend nëpër burgje."

Aleksandar, pronar dyqani në Beograd, i bën thirrje qeverisë të marrë shembull nga vendet e tjera:

"Pse nuk e bëjmë si në Angli? Nëse hyn në fushë, dhjetë vjet burg. Pastaj të shohim nëse e bëjnë më."

Në ndeshjen e luajtur më 14 tetor me Shqipërinë, ku nuk u lejuan tifozë të ekipit kundërshtar, një numër tifozësh serbë hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët shqiptarë, duke i detyruar të hynin në tunel ndërkohë që nga stadiumi hidheshin fishekzjarrë.

Milos Saranoviç, gazetar sportiv i stacionit serb B92 thotë se të dy ekipet duhej të ndëshkoheshin për organizim të dobët si dhe për incidentin me flamurin që u lëshua në fushë.

"Asgjë e madhe nuk ndodhi, por nëse një tifoz godit një lojtar, kjo flet për organizim të dobët."

Incidenti i 14 tetorit çoi në tensione diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe kryeministrat e dy vendeve ranë dakord të shtyjë një takim të planifikuar për të mërkurën në Beograd.

XS
SM
MD
LG