E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Serbia emëron të dërguarin e saj të parë në Kosovë

x
Madhësia e gërmave - +
Sipas njoftimeve nga Beogradi, Serbia emëroi të dërguarin e saj të parë në Kosovë. Dejan Paviçeviç do të jetë përfaqësuesi i Serbisë në zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë. Ai është njëkohësisht kreu i ekipit negociator serb në dialogun teknik me Prishtinën. Në funksionin e tij të ri, zoti Paviçeviç do të vëzhgojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

Qeveria e Kosovës, ka emëruar ndërkohë zotin Lulzim Peci, si shef të zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd. Emërimi i zyrtarëve ndërlidhës të të dyja vendeve ishte pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Fillimisht ata do të veprojnë në kuadër të zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Beograd.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
05.02.2013 19:07
Serbia me oficieret nderlidhes po fillon administrimin e Kosoves.Kjo do te thote hyrja ne fuqi kushtetutes qeveris parlametit kryeministrit presidetit te Serbis qe ta administrojn Kosoven.Kushtetuta qeverija parlameti kryeministri dhe presidetja e Kosoves jane te pa vlershem dhe ne sherbim te Serbis.Kjo asht kapitullimi i Kosoves ne Bruksel ne kryeqytetin e Europes.Nuk ka te bej me mardhanje ndershtetnore ne mes te dy shteteve sovrane por Serbija po ben nji dialog me provincen e saj Kosova dhe Metohija dhe do te jape nji status politik per Kosoven dhe serbet e Kosoves.Dhe Kosova do te mbetet Serbi.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive