Lidhje

Shesheli duhet të kthehet në burg


Gjykata ndërkombëtarë për krime lufte urdhëroi kthimin e shefit të radikalëve serbe Vojislav Sheshel në Hagë për shkelje të lirimit me kusht. Sheshel thotë se nuk do të dorëzohet vullnetarisht

Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, urdhëroi kthimin në Hagë të udhëheqësit të radikalëve serb, Vojislav Sheshel, i cili në nëntor të vitit të kaluar ishte liruar përkohësisht, për shkak të gjendjes shëndetësore. Gjykata i kishte dhënë mundësi atij të kërkojë trajtim mjekësor në Serbi, me kusht që të mos ndërhyjë tek viktimat apo dëshmitarët dhe që të kthehet në gjykatë kurdo që kjo kërkohet prej tij.

Sheshel do të kththet në Hagë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:02 0:00

Dhoma e apelit e gjykatës thuhet në një njoftim “urdhëron dhomën gjykuese që menjëherë ta anulojë lirimin e përkohshëm të Sheshelit dhe të urdhërojë kthimin e tij në burgun e Kombeve të Bashkuara në Hagë”, për shkak se kishte thyer rregullat e lirimit me kusht.

Por, ai u ka deklaruar medieve serbe se nuk do të dorëzohet vullnetarisht, një qëndrim që e kishte shprehur që nga kthimi në Serbi. Që në dhjetor të vitit të kaluar ai kishte thënë se do të ushtrojë të gjitha të drejtat ligjore për të rezistuar arrestimin dhe dorëzimin në Hagë. Ai kishte thënë se në tërë këtë ka edhe një paradoks historik.

Duhet të më arrestojnë dhe dorëzojnë ata që ishin bashkëpunëtorët e mi kryesor në të gjitha krimet e mundshme të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”, kishte deklaruar ai duke vënë theksin tek presidenti aktual i Serbisë Tomislav Nikoliç dhe kryeministri Aleksandër Vuçiç.

Kryeministri serb tha se në ditët e ardhshme Serbia do ta qartësojë qëndrimin ndaj kësaj çështjeje, që ai e quajti një vendim jo moral.

Qartazi fjalimi im më 24 mars, me rastin e përvjetorit të agresionit të NATO-s nuk ka gjetur simpati në botë, dhe atyre që marrin vendime të tilla dua t’u them se krenaria, morali dhe qëndrueshmëria e Serbisë nuk kanë çmim”, tha kryeministri serb, sipas të cilit kjo mund të jetë një goditje ndaj Serbisë për faktin se ai e cilësoi agresion, ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës.

Ndërsa ministri i tij Aleksandër Vulin tha se vendimi i Gjykatës së Hagës “synon në radhë të parë të rrënojë qeverinë e Aleksandër Vuçiçit dhe drejtpërdrejtë rrënimin e kryeministrit serb”.

Qeveria serbe e cila drejtohet nga ish bashkëpunëtorët e ngushtë të Vojislav Sheshelit, do të përballet me vështirësi në përmbylljen e këtij kapitulli të bashkëpunimit me gjykatën ndërkombëtare ndërsa synon integrimet në Bashkimin Evropian i cii mbështetë Gjykatën e Hagës.

Vojislav Sheshel, 60 vjeçar, ndodhej në Hagë që nga vitit 2003 ku është gjykuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftërave në fillim të viteve nëntëdhjetë, që çuan në shpërbërjen e ish Jugosllavisë.

XS
SM
MD
LG