E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

SHBA shton vemendjen për Afrikën e Veriut

x
Madhësia e gërmave - +
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, i cili po largohet nga posti, thotë se ekstremistët islamistë në Afrikën e Veriut përbëjnë kërcënim për rajonin dhe nuk duhen lejuar të shndërrohen në kërcënim global. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Majkëll Bowman na informon nga Uashingtoni.
 
Sekretari i Mbrojtjes thotë se për vite me radhë Shtetet e Bashkuara janë përqendruar në luftën kundër al-Kaidës në vende si Afganistani, Jemeni dhe Somalia. Si rezultat i zhvillimeve në Mali, Paneta thotë se një tjetër grup ekstremist, al-Kaida në Maghrebin islamik është gjithashtu nën vëzhgimin e sigurimit kombëtar amerikan.
  
“Tani është al-Kaida në Maghrebin islamik që përpiqet të stabilizojë një bazë operacionale. Kjo është serioze. Jam i kënaqur për hapat që ndërmori Franca. Tani ne po punojmë me Francën për t’u siguruar që al-Kaida të mos ketë vend ku të fshihet”.   
 
Zoti Paneta i bëri këto komente në programin Meet the Press të kanalit televiziv NBC, në një nga intervisat a tij të fundit si sekretar i mbrojtjes. Bashkë me sekretarin Paneta ishte edhe Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, gjeneral Martin Dempsi, i cili i përshkroi ekstremistët në Afrikën e Veriut në këtë mënyrë:
  
“Unë nuk do t’i thoja që ata janë kërcënimi kryesor për sigurimin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, por ata janë një kërcënim i lokalizuar që është duke u bërë rajonal dhe nëse nuk goditet, do të bëhet kërcënim global”.
 
Paneta tha se duhen priter disa trazira në Afrikën e Veriut pas ndryshimeve që solli Pranvera Arabe.
  
“Ne po shikojmë në atë rajon të botës ndryshime shumë të mëdha. Ne shpresojmë se këto ndryshime do të sjellin më shumë demokraci dhe më shumë stabilitet. Kjo është çfarë shpresojmë për këto vende. Por ka edhe instabilitet që shoqëron ndryshimet dhe kjo është pikërisht ajo që po vërrejmë tani”.

Për çështje të tjera globale, sekretari Paneta tha se Irani nuk është ende në gjendje për të ndërtuar një armë bërthamore, por përpjekjet e tij për pasurimin e uraniumit janë pa dyshim asye për shqetësim. Ai tha gjithshtu se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në formimin një partneriteti me Afganistanin që do të vazhdojë edhe pas largimit të forcave luftarake amerikane nga ai vend vitin e ardhshëm.
 
Presidenti Obama ka emëruar republikanin Çak Hegëll për të zëvendësuar zotin Paneta në postin e sekretarit të Mbrojtjes.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

BB: Shqipërisë i nevojitet konsolidim fiskal

Prezantohet raporti për zhvillimet ekonomike në Ballkan. Rajoni pritet të rritet mesatarisht me 1.7 përqind në 2013
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive