Lidhje

SHBA, bien deportimet


Gazeta New York Times njofton se deportimet e imigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara kanë rënë gati përgjysmë që nga viti 2009.

Shifrat e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, i cili mbikqyr sistemin e gjykatave të imigracionit, tregojnë se vitin e kaluar, administrata e Presidentit Obama hapi 26 për qind më pak çështje deportimi në gjykata se sa në vitin 2009.

Shifrat flasin për një prirje të re të administratës, ku prokurorët po tregohen më të matur lidhur me njerëzit që ata kërkojnë të deportojnë. Sipas gazetës, prokurorët kanë ofruar gjithnjë e më shumë pezullimin e rasteve të imigrantëve pa probleme penale dhe që kanë familjet në Shtetet e Bashkuara. Numri i rasteve të pezulluara u rrit më shumë se 4 herë mes viteve 2011 dhe 2013.
XS
SM
MD
LG