Lidhje

Takim Kerry-Rama në Uells


Sekretari Kerry u takua të premten në Uells me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Zoti Kerry e falenderoi kryeministrin shqiptar për ndihmën që ka dhënë Shqipëria për sigurinë e kurdëve, për Organizatën MEK dhe në përgjithësi për ndihmën që ka dhënë Shqipëria në trajtimin e çështjeve të vështira. Zoti Kerry dhe zoti Rama diskutuan gjithashtu për kërcënimin që përbën ISIL, si dhe për shqetësimet mbi ekstremizmin dhe luftëtarët e huaj nga Ballkani.

Shtetet e Bashkuara po bashkojne aleatët në një koalicion për të luftuar militantët e Shtetit Islamik në Irak. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel udhëhoqën përpjekjet në kuadrin e takimit të nivelit të lartë të Natos në Uells.

Zoti Kerry i siguroi përsëri udhëheqësit se Shtetet e Bashkuara nuk do të diskutojnë për dërgimin e forcave tokësore në Irak. Ai iu referua kësaj ideje si “vija e kuqe” për të gjithë, duke premtuar se nuk do të ketë trupa në rajon. Por ai shtoi se ka shumë mënyra sesi koalicioni mund të stërvisë, këshillojë dhe pajisë forcat irakiane të sigurisë dhe të tjerë për të luftuar militantët.

Udhëheqësit perëndimorë kanë thënë se nuk do të frikësohen nga Shteti Islamik që ka ekzekutuar dy gazetarë amerikanë dhe po kërcënon të vrasë një të tretë, britanik, në përgjigje të sulmeve ajrore amerikane.

XS
SM
MD
LG