Lidhje

Negociatat bërthamore SHBA – Iran


Takimi i së shtunës në Gjenevë ndërmjet Sekretarit të Shtetit, John Kerry, dhe Ministrit të Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, ndodh një muaj përpara afatit të 30 qershorit për arritjen e një marrëveshjeje.

Ndërkohë, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se inspektorëve ndërkombëtarë nuk do t’u jepet aksesi në instalimet ushtarake dhe tek shkencëtarët iranianë nëpërmjet një marrëveshjeje me fuqitë botërore.

Negociatorë nga Irani dhe një grup ku përfaqësohen Shtetet e Bashkuara, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania, janë duke punuar për detajet përfundimtare për një zmbrapsje të programit bërthamor të Iranit në shkëmbim të heqjes së sanksioneve. Ata thonë se inspektorëve duhet t’u jepet aksesi tek fabrikat dhe shkencëtarët, për të gjykuar nëse Irani po përpiqet ose jo të ndërtojë një bombë bërthamore.

Irani ka insistuar se programi i tij bërthamor është paqësor dhe synon fushën e mjekësisë, punën kërkimore dhe prodhimin e energjisë, por jo zhvillimin e armëve bërthamore.

XS
SM
MD
LG