E martë, 21 maj, 2013

Lajme / SHBA

Bisedimet bërthamore me Iranin

x
Madhësia e gërmave - +
Administrata Obama thotë se sanksionet e reja kundër Iranit kanë si synim “përparimin konkret” për programin bërthamor në bisedimet që do të mbahen më vonë këtë muaj në Kazakistan. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Skot Stern na informon nga Departamenti i Shtetit.
 
Sanksionet e reja kufizojnë qasjen e Iranit në përfitimet nga nafta, duke e detyruar Teheranin t’i përdorë paratë vetëm në vendet që blejnë naftën e tij.
 
Stacioni transmetues shtetëror i Iranit është i ndaluar të përdorë sistemin financiar të Shteteve të Bashkuara sepse Uashingtoni thotë se ai ushtron censurën. Politika kibernetike e Iranit dhe enti regullator iranian i komunikimit janë lënë jashtë sitemin financiar sepse Shtetet e Bashkuara thonë se janë të implikuara në zhurmimin e transmetimeve të huaja dhe në përdorimin e medias sociale për të ndjekur aktivistët politikë.
 
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se këto masa kanë për qëllim nxitjen e bisedimeve bërthamore në Kazakistan më 26 shkurt mes Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Kinës, Francës dhe Rusisë, si dhe Gjermanisë.
 
"Por ne shpresojmë që duke ushtruar sanksionet më të rrepta që kemi patur ndonjëherë në historinë ndërkombëtare si dhe duke qënë të bashkuar si komunitet ndërkombëtar në presionin e ushtruar ndaj Iranit, ky të vijë në tryezën e bisedimeve me një platformë të re dhe ky raund bisedimesh do të ofrojë gjithashtu një mundësi reale që Irani të diskutojë seriozisht”.
 
Irani thotë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore për përdorime civile dhe ka refuzuar të bashkëpunojë me inspektorët siç është kërkuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.
 
Nuland tha se administrata Obama dhe aleatët e saj duan që bisedimet në Kazakistan “të rezultojnë me një përmarim konkret në përgjigje të shqetësimeve ndërkombëtare dhe jo të jenë vetëm bisedime për hir të bisedimeve”.
  
"Kjo është një mundësi që Irani të ndjekë një kurs tjetër nëse dëshiron, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar po e bën të qartë se do ta intensifikojë presionin”.
 
Shtetet e Bashkuara janë duke pakësuar të ardhurat iraniane nga eksportet, duke i bërë aleatët të blejnë më pak naftë nga Irani.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Oklahoma goditet përsëri nga uragani

Moti me stuhi të fuqishme pritet të përhapet përgjatë pjesëve tjera të zonës së mesme perëndimore të Shteteve të Bashkuara.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

SHBA: Klimë intolerance fetare në botë vitin e kaluar

Departamenti i Shtetit thotë se zyrtarëve qeveritarë shpesh u lejohet të veprojnë pa u ndëshkuar duke shkelur të drejtat fetare të bashkatdhetarëve të tyre
Më tepër

Kosova fillon javën e tolerancës dhe pajtimit

Në Muzeun e Kosovës, sot u vendos Guri për Paqe, një gjest simbolik i përcjellë nga njerëzit e Hiroshimës së Japonisë në gjithë botën.
Më tepër

SHBA sqarojnë se Serbia s'ka juridiksion mbi pasuritë e Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se afaristëve nga SHBA-të u është sqaruar se Kosova është shtet sovran dhe Serbia nuk ka juridiksion mbi minierat e Trepçës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive