E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

Biden mbi masat për kontrollin e armëve

x
Madhësia e gërmave - +
Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joo Biden, përsëriti dje thirrjen e administratës Obama për kontrollin në mbarë vendin të së kaluarës të kujdo blen armë në Shtetet e Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain, na informon se Shtëpia e Bardhë po përpiqet të fitojë mbështetjen e publikut për një seri nismash për kontrollin e armëve.
 
Biden dhe sekretarë të kabinetit vizituan kryeqytetin e Virxhinias, Riçmond, për të biseduar me qytetarët dhe zyrtarët lokalë dhe shtetërorë për mënyrat e parandalimit dhunës së mëtejshme me armë në Shtetet e Bashkuara.
 
Zv/presidenti bëri thirrje për ligje që të kërkojnë kontrollin e gjendjes mendore dhe çështje të tjera të gjithë personave që mund të blejnë armë dhe rezultatet të përmblidhen në një tabular mbarëkombëtar.
 
“Duhet të ketë kontrolle të përgjithëshme të së kaluarës. Kontrolle të përgjithëshme të së kaluarës. Kjo nuk pengon asnjeri të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të zotëruar armë. Zero. Zero”.
 
Pasi 20 fëmijë dhe 6 të rritur u vranë me armë në një shkollë fillore në Njutaun të Kënektikatit, Presidenti Barack Obama emëroi zv/presidentin Biden të përpilonte rekomandimet për masat që duhen marrë për parandalimin e dhunës me armë.
 
Zv/presidenti tha dje se vrasjet në Njutaun tronditën ndërgjegjen e vendit. Ai tha gjithashtu se vrasja në të njejtën mënyrë e 32 njerëzve në Institutin Politeknik dhe Universitetin Shtetëror të Virxhinias në vitin 2007 nga një person i armatosur me sëmundje mendore tregoi se është e domosdoshme të kontrollohet e kaluara e personave që blejnë armë.
  
“Janë të domosdoshme, siç shprehet Kongresi, kërkime për mënyrat dhe rrethanat për të njejtësuar njerëzit që kanë predispozitën për akte të tilla,nëse është e mundur. Së dyti, si dhe kur duhet të ndërhymë”.
 
Vizita e djeshme në Riçmond të Virxhinias është një nga udhëtimet që pritet të bëjnë zyrtarët e administratës në javët e ardhëshme për të fituar mbështetje për propozimet e presidentit për kontrollin e armëve.
 
Presidenti Obama ka bërë disa udhëtime të formës së fushatës për të promovuar nisma të ndryshme, duke përfshirë edhe krijimin e vendeve të punës dhe politikat fiskale.   
 
Ndërsa anketat e opinionit publik tregojnë se shumica e amerikanëve mbështesin pjesën më të madhe të propozimeve të zotit Obama, ata ndeshin në kundërshtime të forta nga Shoqata Kombëtare e Armëmbajtjes, e cila ka rreth 4 milionë anëtarë.
 
NRA u vë theksin sondazheve që tregojnë se pothuajse 90 përqind e anëtarëve të saj hedhin poshtë ligjin për ndalimin e armëve të sulmit.
 
Deklarata e grupit se “amerikanët e dinë se ndalimi i armëve nuk funksionon” bëhet në përgjigje të ligjit të propozuar të enjten nga Senatorja demokrate Dajen Fainstain për ndalimin e 157 tipeve të armëve gjysmë automatike.
 
Zv/presidenti Biden nuk përmendi publikisht në Riçmond ndalimet e propozuara për armët e sulmit po municionin e kalibrit të madh.
 
Komisioni juridik i Senatit mban debatin e parë për dhunën me armë më 30 janar. Presidenti i NRA-së, Uein LaPierr, është thirrur të dëshmojë, si edhe mbrojtësi i kontrollit të armëve Mark Kelli, i shoqi i kongresistes Gebi Giford, e cila u qëllua me armë në një aktivitet publik në vitin 2011.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"

Lois Lerner ushtroi të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit
Më tepër

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive