E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Obama në Izrael, Jordani dhe Bregun Perëndimor

Fillojnë bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve në UashingtonFillojnë bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve në Uashington
x
Fillojnë bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve në Uashington
Fillojnë bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve në Uashington
Madhësia e gërmave - +
Presidenti Barack Obama do të bëjë së shpejti vizitën e tij të parë në Izrael si udhëheqës i Shteteve të Bashkuara. Ai do të shkojë në Bregun Perëndimor dhe në Jordani për bisedime mbi një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë gjendjen në Siri dhe Iran. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dan Robinson njofton.
 
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney konfirmoi udhëtimin e planifikuar gjatë konferencës së shtypit të hënën në Shtëpinë e Bardhë pasi gazetarët e pyetën rreth njoftimeve që dolën së pari në median izraelite.

Zëdhënësi tha se presidenti Obama dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu diskutuan rreth vizitës gjatë një bisede telefonike muajin e kaluar.

“Kur presidenti bisedoi me kryeministrin Netanjahu në janar, ata diskutuan mbi një vizitë të presidentit në Izrael në pranverë. Fillimi i mandatit të dytë të presidentit dhe krijimi i një qeverie të re izraelite ofrojnë mundësinë për të riafirmuar lidhjet e thella dhe të qëndrueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit dhe për të diskutuar mbi një numër çështjesh me interes të përvashkët, përfshirë edhe Iranin dhe Sirinë”.

Zoti Obama do të vizitojë gjithashtu edhe Bregun Perëndimor dhe Jordaninë për të vazhduar, siç u shpreh zoti Carney "punën e tij nga afër" me Autoritetin Palestinez dhe zyrtarët jordanezë “mbi çështje dypalëshe dhe rajonale me interes të përbashkët”.
Media izraelite njoftoi se zoti Obama do të shkojë në Izrael më 20 mars. Zëdhënësi Carney nuk e konfirmoi këtë njoftim, duke thënë se informacione shtesë, përfshirë edhe datën e udhëtimit, do të njoftohen më vonë.

Gjatë mandatit të tij të parë, presidenti Obama shprehu pakënaqësi rreth paaftësisë së tij për të bërë përparim në përpjekjet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve. Madje këto përpjekje u vështirësuan edhe më shumë nga politika izraelite ndaj vendbanimeve hebraike në Jeruzalemin Lindor.

Presidenti Obama dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë shpesh i kanë përshkruar marrëdhëniet amerikano-izraelite si më të fortat se kurrë më parë. Megjithatë marrëdhëniet e zotit Obama me kryeministrin Netanjahu janë cilësuar si të vështira dhe të tensionuara.

Në zgjedhjet e fundit izraelite, Partia Likud e zotit Netanjahu fitoi numrin më të madhe të vendeve në parlament. Por kryeministri përballet me presion politik në rritje për të bërë përparim në bisedimet për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit të gjatë izraelito-palestinez.

Në vitin 2008, zoti Obama vizitoi Izraelin dhe Bregun Perëndimor, ndërsa kandidonte për president. Ai u zotua se do të mbronte Izraelin dhe do të parandalonte Iranin që të mos prodhonte armë bërthamore.

Në shtator të vitit 2010,  presidenti Obama ftoi në Shtëpinë e Bardhë për bisedime kryeministrin Netanyahu, presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, Mbretin Abdullah të Jordanisë dhe presidentin e athershëm të Egjiptit, Hosni Mubarak.
Në atë kohë, presidenti Obama tha se kishte "shpresa të rezervuara" rreth përparimit që mund të bëhej në përpjekjet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Sekretari i Shtetit, John Kerry, foli dy herë me zotin Karzai dje, në përpjekje për të zbutur kundërshtimet e udhëheqësit afgan
Më tepër

Raporti 2013 i DASH-it për trafikimin njerëzor

Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’
Më tepër

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive