Lidhje

SHBA: Një studim optimist mbi bankat


Banka Qendrore amerikane ka arritur në përfundimin se të gjitha bankat më të mëdha të vendit mund të përballojnë një rënie të rëndë ekonomike.

Banka Qëndrore tha se 29 nga 30 bankat më të mëdha të vendit – përjashto një bankë rajonale në perëndim të vendit – kanë para të mjaftueshme për të përballuar një recesion hipotetik të thellë.

Një rënie e tillë do të përfshinte një rritje të mprehtë në papunësisë, një rënie rreth 50 për qind në indekset kryesore të aksioneve të vendit dhe një rënie të madhe në çmimet e shtëpive.

Banka Qendrore tha se studimi vjetor i bankave tregon një përmirësim të gjerë të gjendjes së tyre financiare që nga recesioni pesë vjet më parë, më i rëndi në shtatë dekada.

Ndërkohë agjencia Fitch e nivelit të kreditit i dha vlerësimin maksimal pritshmërisë së ekonomisë amerikane.
XS
SM
MD
LG