E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA-OKB për provën bërthamore të Koresë së Veriut

x
Madhësia e gërmave - +
Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri dhe Sekretari i Pëgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun thonë se prova bërthamore e Koresë së Veriut këtë javë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar, Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Skot Stërns,  informon nga Departamenti i Shtetit.
  
Ndërsa turmat në Fenian festuan atë që udhëheqësit e Koresë së Veriut e quajtën një provë të suksesëshme bërthamore për vetmbrojtjen e ligjëshme, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun thotë se prova është një sfidë e drejtpërdrejtë për komunitetin ndërkombëtar.
  
"Unë i kam bërë gjithnjë thirrje udhëheqjes së Fenianit të heqë dorë nga programi i saj bërthamor dhe të përqendrohet në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për popullin korean, duke trajtuar nevojat e domosdoshme humanitare dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në vend”.
 
Para bisedimeve me zotin Ban, Sekretari i Shtetit, Xhon Kerri , tha se Koreja e Veriut është  një kërcënim serioz për paqen në botë.
  
"Prova e kësaj jave është një akt i rëndë provokues që kërkon një përgjigje të fortë, të shpejtë dhe të besueshme nga komuniteti ndërkombëtar”.
 
Prova e tretë bërthamore e Koresë së Veriut në shkelje të një rezulute të Kombeve të Bashkuara u kritikua edhe nga Kina, e cila është aleatja më e madhe e Fenianit.
 
Sekretari Kerri tha se Kina mund të bëjë më shumë për të shkurajuar programin bërthamor të Koresë së Veriut.
 
Por analisti i Institutit CATO, Xhastin Logan, thotë se Uashingtoni i ka dhënë Pekinit pak stimuj për të mbajtur një qendrim më të rreptë ndaj Fenianit.
 
"Kinezët e dinë se janë një faktor me një farë rëndësie kur është fjala për Korenë e Veriut. Por, për mendimin tim, Uashingtoni nuk ka qënë i predispozuar të ndërmarrë hapa ambicioze në raport me çështjen e Koresë, për të kompensuar në fusha të tjera në raport me Kinën”.
 
Sekretari Kerri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun thonë se po punojnë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe aleatë të tjerë për të garantuar një përgjigje të përshtatëshme ndaj provës bërthamore të Koresë së Veriut.
 
Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të ndërmarë veprime të tjera më të forta nëse do të jetë e nevojshme për t’iu kundërvënë atij që e cilëson si qendrim armiqësor të Shteteve të Bashkuara ndaj shtetit komunist.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
15.02.2013 08:48
Koreja e veriut beri proven e trete berthamore me sukses dhe nuk pyeti per faktorin nderkombetar as per fuqite e medha indentik eshte dhe irani i cili nuk pyet per faktorin nderkombetar ,por per korene e veriut eshte e pafalshme qe ju la kines per ta mbikqyrur dhe eshte kercenim potencial per Japonine ,korene e jugut dhe interesave amerikane ne Azipaqesorin ku pritet te shpertheje lufta e trete ne Azipaqesorin e cila eshte fucia e barutit ..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"

Lois Lerner ushtroi të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit
Më tepër

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

U përkujtua 40 vjetori i revoltës së Spaçit

Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist përsipër.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive